Seanca të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 20 nëntor 2014 (MIA) - Në Kuvendin republikan për sot janë caktuar seanca të komisioneve për transport, lidhje dhe ekologji, Komisioni Ligjdhënës - juridik dhe Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.

Komisioni për transport duhet të mbajë dy seanca me debate rreth Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë, me lexim të dytë dhe Statusit të Agjencisë për komunikim elektronik.

Ato pika janë në rend dite edhe të seancës së Komisionit ligjdhënës juridik, anëtarët e të cilit duhet të sqarohen edhe rreth propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për ujëra, për mbrojtje sociale, për rrogën minimale, për furnizime publike.

Komisioni ligjdhënës juridik do të debatojë edhe rreth propozim - ligjeve për shndërimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve pagesore ndaj kreditorëve të huaj në investim të qëndrueshëm në NP HM Infrastruktura Shkup, edhe për mbylljen e llogarive të cilat janë ndërmarrë në Drejtorinë për furnizime publike nga ish-Agjencia për punë me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor, posedues të të cilave janë subjekte të cilët me formë të organizuar nuk janë shoqata tregtare ose individë tregtar, për përfundimin e punëve për qasje në procedurat doganore dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për kontribute nga sigurimi i obliguar social dhe për përdorimin dhe disponimin e mjeteve të organeve shtetërore.

Në send dite të seancës së Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive është agjenda e aktiviteteve për vitin e ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail