Panairi i katërt për fëmijë

Shkup, 20 nëntor 2014 (MIA) - Një numër i madh i lojërave edukative, konkurse, gara, mini olimpiadë fëmijërore, shoqërim me yje të futbollit të Maqedonisë, shfaqje, revy mode e fëmijëve, si dhe lirime do të ofrojë Panairi i katërt për fëmijë që prej sot e deri më 23 nëntor mbahet në Skopje Siti Moll.

Siç informuan organizatorët, Panairi është planifikuar si mbledhje më e madhe e fëmijëve nga mosha të ndryshme, të cilët së bashku me prindërit e tyre do të kalojnë katër ditë përplot me përmbajtje kreative dhe zbavitëse. Një pjesë e ngjarjeve të cilat do të mbahen gjatë katër ditëve të ardhshme kanë koncert i "Bilbilave të artë", hip hop level.up punëtori me Ritam Plus, kuize të diturisë, lojëra olimpike të fëmijëve, të përmbushura me parakalim unik të karrocave të dekoruara të foshnjeve, garë e foshnjeve në zvarritje dhe garë me duvak, si dhe revy mode jo e zakonshme e fëmijëve.

Në katin e dytë tek reparti për ushqim do të vendoset mini foto studio, ku do të fotografohen të gjithë fëmijët e interesuar të cilët do të mund të jenë pjesë e kalendarit të Skopje Siti Mollit për vitin 2015, i titulluar "Bëhu yll në vitin 2015". Fotografimi, i cili do të realizohet gjatë ditëve të kohëzgjatjes së Panairit për fëmijë, është faza e parë nga përzgjedhja e imazheve të fëmijëve për kalendar. Pas fotografimit, do të zgjedhen 24 fëmijë, për të cilët do të mund të votohet në rrjetet sociale, ndërsa 12 prej tyre do të jenë pjesë e fotosesionit të madh për kalendarin, i cili do të realizohet nga fotografja maqedonase Maja Argakieva.

Për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare është rezervuar këndë i Siti kids klubit ku do të ngjyrosin, luajnë dhe modelojnë, ndërsa për ata më të mëdhenjtë, madje, është paraparë zbavitje në Game Zone, vendi në katin e dytë ku do të thuret me llastikë gome, do të bashkohen katër ngjyra në varg dhe dot ë luhet hit loja e fundit e Sonit, Sky Landers. Aktivitete të posaçme fizike për psiko-motorikë të fëmijëve deri në moshën shtatë vjeçe do të organizohen gjatë gjithë panairit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail