Naumovski ia dorëzoi letrat kredenciale Obamës

Uashington, 20 nëntor 2014 (MIA) - Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vasko Naumovski dje në Shtëpinë e Bardhë u takua me presidentin e SHBA-së, Barak Obama, të cilit ia dorëzoi letrat kredenciale.

"Gjatë takimit të shkurtë, presidenti Obama e theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve dhe më dëshiroi mandat të suksesshëm në Uashington. Unë, me atë rast, u falënderova për mbështetjen nga ana e SHBA-së, të treguar gjatë 20 viteve të kaluara, dhe e theksova edhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për zgjerim të bashkëpunimit në disa sfera", deklaroi ambasadori Naumovski pas takimit.

Naumovski arriti në Uashington para dy javëve, që do të thotë se Shtëpia e Bardhë relativisht shpejtë e organizoi pranimin e letrave kredenciale. Zakonisht për këtë mund të pritet edhe nga disa muaj.

Naumovski, i cili është edhe negociues në kontestin për emrin me Republikën e Greqisë, paralajmëroi se prioritet i tij gjatë punës në Uashington do të jetë dinamizimi i marrëdhënieve politike, organizimi i ngjarjeve për tërheqjen e investimeve amerikane në Maqedoni me promovim të zonave teknologjike, industriale dhe shëndetësore, promovim të turizmit dhe avancim të bashkëpunimit në mbrojtje, siguri, arsim, shkencë dhe kulturë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail