Në ditën e sotme!

Kalendari astronomik

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Sot është e martë, 25 nëntor, dita e 329-të e vitit 2014. Deri në fund të vitit mbeten edhe 36 ditë.

Dita zgjat nëntë orë e 33 minuta.

Në Shkup, Dielli lind në orën gjashtë e 33 minuta, ndërsa perëndon në orën 16 e gjashtë minuta.

Hëna lind në orën tetë e katër minuta, ndërsa perëndon në orën 19 e 11 minuta.

###



Parashikimi i motit

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të matura deri të mëdha. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësiratë ulëta, posaçërisht në orët e paraditës. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri dy, ndërsa ajo e ditës prej katër deri 11 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëme me temperaturë të mëngjesit rreth zero dhe me atë ditore deri shtatë gradë Celsius.

Në ditën në vijim do të mbizotërojë kryesisht mot me vranësira me kushte për shi të përkohshëm lokal, veçanërisht të enjten. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.

###



Në ditën e sotme

25 nëntor 2014 (MIA)

1562. - Në Madrid lindi Feliks Lope de Vega, njëri prej shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë të "periudhës së artë" të letërsisë spanjolle. Ndër të tjerash ka shkruajtur edhe 2.200 vepra, prej të cilat janë ruajtur më shumë se 400. Vdiq në Madrid, më 27 gusht të vitit 1635.

1602. - Ekspoloruesi Sebastián Vizcaíno i ka dhënë ishullit Santa Catalina emrin që vazhdon ta ketë edhe tani.

1758. - Britanikët e okupuan Senegalin.

1783. - Britanikët kanë boshatisur qytetin e New Yorkut, pozita e fundit e mbajtur ushtarake gjatë luftës së revolucionit. George Ëashington ka hyrë në qytet si triumfues. Britanikët e kishin pushtuar këtë vend në vitin 1776, dhe e kishin mbajtur atë për shtatë vite.

1844. - Lindi inxhinieri gjerman Karl Fridrih Benc, i cili në vitin 1885 konstruktoi njërin prej automjeteve të para. E themeloi kompaninë "Benc" për përpunimin e motorëve prej benzinës dhe automjeteve.

1874. - Spanja shpallet monarki kushtetuese dhe në pushtet kthehet Dinastia e Burbonëve. Në 1876 u soll sipas formës kushtetutë liberale gjegjësisht kushtetutë reaksioniste-monarkiste, e cila mbeti në fuqi deri në vitin 1931.

1915. - Lindi diktatori i Kilit gjeneral Augusto Pinoçe Ugarto, i cili me ndihmën e SHBA-së në vitin 1973 me goditje ushtarake e hoqi presidentin e Kilit Salvador Alende. Nga pushteti ra pas humbjes zgjedhore në vitin 1990, por si senator i përjetshëm pati ndikim të madh deri në vitin 1998, kur u arrestua në Londër me kërkesë të Spanjës e cila kërkoi ekstradimin e tij.

1920. - Në Shkup shpërtheu greva e 120 punëtorëve rrobaqepës, të cilët kërkonin zmadhimin e mëditjes për 10 për qind dhe vendosjen e orarit tetëorësh. Punëdhënësit ishin kategorikë kundër plotësimit të kërkesave modeste të grevistëve, por megjithatë greva përfundoi me sukses të pjesërishëm.

1965. - Është kryer goditje ushtarake në Kongo. Gjenerali Mobuto e rrëzoi presidentin Kasavubu.

1968. - Vdiq shkrimtari amerikan Apton Bill Sinkler, autor i disa romaneve me temë sociale, akte politike dhe sociale me të cilat i përshkruan ngjarjet në SHBA. Veprat: "Xhungla", "Metropoli", "Xhimi Higins", "Fundi i botës", "Ndërmjet dy botërave", "Agjenti presidencial", "Bota e cila duhet pushtuar", "Misioni presidencial".

1971.- Danimarka dhe Norvegjia si anëtare të para të NATO-s vendosën marrëdhënie diplomatike me Vietnamin Verior.

1974. - Qeveria britanike i ka shpallur të rrezikshëm dhe të jashtëligjshëm të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë në organizatën IRA. Ata janë quajtur të padëshuruar në gjithë Britaninë e Madhe, edhe në irlandën Veriore, pasi që bombat e tyre kishin lënë disa të vrarë në qytetin Birmingham të Anglisë.

1991. - Në Londër vdiq rok-ylli, Fredi Merkjuri (45), i cili ishte i sëmurë nga sida.

1992. - Kuvendi i Çekisë votoi për ndarjen e Çekosllovakisë në shtete të ndara Çekiia dhe Sllovakia nga 1 janari i vitit 1993.

1993. - Në Londër vdiq Antoni Barxhis, shkrimtar britanik i romaneve dhe kritik letrar. Më i njohur është nga romani "Portokalli i ferrit". ka lindur në vitin 1916.

1998. - Kancelari Gerhard Shreder kryesonte me seancën e parë të qeverisë së Gjermanisë të mbajtur në Berlin pas Luftës së dytë botërore.

2005. - Presidenti palestinez Mahmud Abas e hapi kalimin kufitar Rafa, nga Ripi i Gazës në Egjipt me çka u mundësoi palestinezëve për herë të parë nga viti 1967 të hyjnë në këtë shtet fqinj dhe përmes tij edhe më larg në botë, pa kontrollin e forcave izraelite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail