Shënohet Java evropiane për më pak mbeturina

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Mbeturinat nga ushqimi janë një ndër temat kryesore të Javës evropiane për më pak mbeturina që prej datës 22 deri më 30 nëntor po hsënohet nëpër mbarë Evropën.

Izabel Marshi - Barbo, përfaqësuese nga Ambasada franceze në Maqedoni, sot në konferencë pë shtyp, ku u prezantuan aktivitetet pë shënimin e Javës evropiane për më pak mbeturina, theksoi se aktivitetet për pakësim të mbeturinave në Francë i prekin të gjithë, autoritetet komunale, institucionet shkollore, shtëpitë, përkatësisht secilin qytetar.

Për pakësimin e, siç tha, plëngprishjen e ushqimit në Francë ekziston ueb faqe ku secili qytetar apo secila shoqatë e cila dëshiron të deponojë projekt të caktuar, mund ta bëjë atë. Vitin e kaluar dha rezultat impresionus, sepse 500 deri 600 projekte janë deponuar dhe janë kryer aktivitete në mbarë shtetin.

"Ideja është në Francë të veprohet paraprakisht, sepse mbeturinë më e mirë është ajo që nuk do të prodhohet. U paraqitën nisma interesante së bashku me industritë agroushqimore me qëllim që në zinxhirin e prodhimtarisë të evitohet paketimi i shtuar i ushqimit në paketime plastike, me çka do të shmanget shfrytëzimi i qeseve plastike", informoi Marshi-Brao.

Në BE një nga konceptet kryesore të miratuara këtë verë, sipas Antonio Jovanovskit nga organizata joqeveritre Gou Grin, është koncepti i ekonomisë cirkulare me të cilën parashohin mbi 580.000 vende të reja të punës në Union, m reciklimin  70 për qind të mbeturinve komunale dhe 80 prë qind të mbeturinave nga paketimi.

"Duke pasur parasysh se mbeturinat në Maqedoni janë problem serioz ekologjik. qasja që e parasheh ky dokument për ekonomi cirkulare është me të vërtetë mundësi për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik, por ofron edhe mundësi për ekonominë e Maqedonisë", theksoi Jovanovski.

Ai theksoi se me aktivitete të ndryshme Shoqata po përpiqet për pakësimin edhe të mbeturinave nga ushqimi, që është në nivel të lartë.

Ana Karanfillova - Maznevska, udhëheqëse për mbeturina në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor theksoi se në Maqedoni, ngadalë, por sigurtë po hapërojmë rrugës, të cilën e trasuan vendet evropiane në pjesën e menaxhimit me mbeturinat.

Natasha Bakreska - Kormushoska, menaxhre për mjedis jetësor në Qimentoren USJE informon se në kompani zbatojnë aktivitete dhe paktika të cilat janë në pajtueshmëri të plotë me mbrojtjen e mjesidit jetëso dhe kontribuojnë për avancimin e bashkësisë dhe cilësisë.

Në Evropë organizohen mbi 10.000 ngjarje me rastin e Javës evropiane për më pak mbeturina, ndërsa Maqedonia po i bashkangjitet për herë të parë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail