Rritje natyrore nga 1.844 persona në kuartalin e tretë

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në kuartalin e tretë të këtij viti, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për një për qind dhe është 6.377, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur 4.555 persona të vdekur, që krahasuar me kuartalin e njejtë të vitit të kaluar paraqet ulje për 0,7 për qind. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve 71 janë fosnje.

Rritja natyrore është 1.844 persona, që do të thotë, për aq persona numri i fëmijëve të lindur të gjallë është më i madh nga numri i personave të vdekur.

Në kuartalin e tretë sivjen janë lidhur 4.392 martesa, për 0,6 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Divorcet në këtë tremujor të vitit shënojnë rritje në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2013 dhe numri i tyre është 506.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail