Gruevski - Çakrabarti: Gatishmëri nga BERZH për përkrahje të projekteve në Maqedoni

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Dinamika e projekteve vijuese nga infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, që zbatohet me përkrahje të 305 milionë euro nga BERZH dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të ardhshme, siç janë vendosja e rrjetit gazifikues, ishin në fokus të bisedave të kryeministrit Nikolla Gruevski me kryetarin e BERZH-it, Suma Çakrabarti.

Në takimin në Vjenë, Gruevski para Çakrabartit e ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe rrjetit hekurudhor, të cilat realizohen në bashkëpunim me BERZH-in.

"Takimi ishte mundësi e mirë që të falënderohem për financimin e paradokohshëm të miratuar për pesë projekte të mëdha në Republikën e Maqedonisë me vlerë prej 305 milionë euro. Një pjesë është për hekurudhën dhe atë për fazën e dytë nga ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë, ndërsa pjesa e dytë është për ndërtim të katër rrugëve, prej të cilave dy janë ndërtime, rikosntruime dhe zjgerime të rrugës Shtip - Koçani dhe rrugës Prilep - Gradsko, të cilat duhet të fillojnë nga mesi i vitit 2015, ndërsa tdy të tjerat janë ndërtime të rrugëve të reja dhe atë rruga Strugë - Trebenishtë dhe rruga Ohër - Peshtani, të cilat duhet të fillojnë deri në fund të vitit 2015 ose në vitin 2016", deklaroi Gruevski pas takimit. 

Sipas Gruevskit, me BERZH veçmë një periudhë të gjatë po bisedohet për bashkëpunim për rrjetin gazifikues dhe më së voni për dy muaj do të dihet nëse projekti do të realizohet me këtë institucion.

"Për këtë projekt kemi periudhë më të gjatë të bisedimeve dhe veçmë jemi në pritje të shohim nëse do t'i kontraktojmë të gjiotha hollësitë në periudhën e ardhshme, ashtu që muajin e ardhshëm ose për dy muaj do tpë dimë nëse do ta realizojmë këtë projekt me BERZH ose me disa institucione tjera, të cilat do të ishin të gatshme ta financojnë", deklaroi kryeministri Gruevski.

Kryetari i BERZH-it, Çakrabarti, sipas kumtesës së Shërbimit qeveritar për informim, ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi dhe e ka theksuar gatishmërinë për përkrahje shtesë të projekteve, të cilat janë në interes opër Republikën e Maqedonisë.

"Bashkëpunimi me Maqedoninë është një nga partneritetet më pozitive me BERZH-in. Ky vit është rekord sipas nivelit të investimeve të BERZh-it në Maqedoni, të cilat janë me vlerë prej 240 milionë euro dhe atë investime në dy projekte të mdha  në sferën e ndërtimit të rrugëve dhe ndërtimit të hekurudhës nga Korridori 8, për të cilin jam krenar, pasi bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkufitar dhe rajonal, me të cilin Maqedonia tregon lidership. Edhe për të ardhmen kemi shumë projekte të mira për bashkëpunim, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sferën e energjetikës, më saktë në pjesën e gazifikimit", deklaroi Çakrabarti pas takimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail