Zëvendëskryeministri Besimi për vizitë në PE dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg

Strasburg, 26 nëntor 2014 (MIA) - Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi prej sot ndodhet për vizitë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Vizita e Besimit përputhet me mbajtjen e Komitetit të 12-të të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian, i cili fillon pasdite në Parlamentin Evropian dhe do të zgjasë deri nesër në mesditë.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime është parashikuar që vizitën ta fillojë me takime të ndara me shumë eurodeputetë, si Riçard Hovit, Alojz Petrle, Monika Makovej. Ai nesër duhet të takohet me raportuesin e PE-së për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgël dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme elmar brok.

Pasdite Besimi, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë pranë Këshillit të Evropës, Petar Pop Arsov, do të pritet nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland. Në këtë takim pritet të bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sidomos të drejtave të minoriteteve, që nënkupton edhe zbatim konsekuent të aktvendimeve të Këshillit Evropian për të drejta të njeriut nga të gjitha vendet e KE-së, mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail