Takim i zëvendëskryeministrit Stavreski me homologun e tij çek në Pragë

Pragë, 26 nëntor 2014 (MIA) - Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski gjatë vizitës në Çeki, u takua me homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Andrej Babish.

Në takim, siç njoftuan dy ministrat, kanë këmbyer përvoja për politikat ekonomike që të dyja vendet i zbatojnë, me qëllim që të krijohet ambient më i madh ekonomik dhe të mundësohet rritje e ekonomive.

"Me homologun e Maqedonisë kemi biseduar dhe më ka interesuar se si funksionon sistemi tatimor në Maqedoni dhe mundësitë për investime si vend kandidat për anëtarësim në BE", deklaroi për MIA-n ministri çek, Babish.

Babish shtoi se është biseduar për më shumë çështje nga sfera e dy Ministrive, si furnizimet publike, blerja qendrore dhe kushtet dhe kriteret për të investuar në Maqedoni.

Është dakorduar edhe vizitë e ndërsjellë e ekspertëve dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik.

"Për Çekinë është interesante që Maqedonia, si rrallë ndonjë vend tjetër ka eksport pozitiv në Gjermani, përmes kompanive të cilat kanë hyrë si investime të huaja në vend, ku ka reparte prodhuese. Gjermania ka prodhim mjaft të madh të pjesëve për industrinë automobilitike dhe paraqet mundësi të mirë edhe për investitorët çekë", vlerësoi Babish.

Ai nënvizoi se në Maqedoni, kompanive çeke u është hapur mundësi për bashkëpunim edhe në fushën bujqësore edhe në industrinë ushqimore.

"Takimi me ministrin Babish e riafirmoi mbështetjen që Çekia e jep në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian", deklaroi Stavreksi.

Sipas tij, ka qenë i përbashkët konstatimi se në të dyja vendet politikat ekonomike janë vendosur në mënyrë të shëndoshë, me rritje të mirë ekonomike dhe shkallë të lartë të stabilitetit makroekonomik, ndërsa nivel të ulët të detyrimit i cili për të dyja vendet lëviz rreth 40 për qind të Bruto prodhimit vendor (BPV).

Është folur edhe për më shumë fusha dhe sektorë të tjerë në ekonomi mbi të cila ka ndikim Ministria e Financave.

Stavreski, nga homologu i tij ka marrë konfirmim se Çekia do të bëhet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë në angazhimet për rritje më të lartë ekonomike dhe integrimin e vendit në BE.

Në Pragë, Stavreski e kryeson delegacionin qeveritar ekonomik, i cili në Biznes forum para më shumë se tridhjetë kompanive çeke i prezentoi mundësitë për të investuar në Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail