Delegacoin kuvendor në mbledhjen e 12-të të Komitetit të përzier në Strasburg

Shkup, 26 nëntor 2014 (MIA) - Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në mbledhjen e 12-të të Komitetit të përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian që sot dhe nesër do të mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Në mbledhjen e 12-të pritet të shqyrtohen shumë çështje në lidhje me marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe BE-së, situata aktuale politike në vend pas zgjedhjeve të mbajtura parlamentare të parakohshme në vitin 2014, sundimi i drejtësisë, reformat në gjyqësi dhe në administratën publike, luftën kundër korrupsionit, pastaj për lirinë e shprehjes dhe mediave, ngjarjet ekonomike dhe financiare, si dhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal në kontekst të PBEJL.

Në delegacionin kuvendor të Maqedonisë janë deputetët Kenan Hasipi, si kryetar i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asocim (bashkëkryesues i këtij komiteti), deputeti Artan Grubi, nënkryetar i delegacionit (zëvendës bashkëkryesues i komitetit), deputetër Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Vlladimir Gjorqev si dhe anëtarë dhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, zëvendës-anëtar i delegacionit.

Pritet në mbledhje fjalim të ketë edhe zëvenskryeministri i angazhuar për eurointegrime Fatmir Besimi.

Mbledhja e 12-të e përzier e Komitetit të përzier mbahet në pajtim me Marrëveshjen për asociim dhe stabilizim të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe sipas Rregullores së Komitetit të përzierë parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail