Ministri Todorov për vizitë në Francë

Shkup, 26 nëntor 2014 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov prej sot do të qëndrojë për vizitë treditore në Francë, me qëllim të promovimit dhe afirmimit të konceptit të zonave të lira shëndetësore, si dhe përforcim të bashkëpunimit me më shumë qendra kulminante mjekësore në shtet.

Siç kumtoi Ministria, në kuadër të qëndrimit, është paraparë takim në qendrat klinike në Tuzëll dhe Lion, si dhe spitalet Sent Xhozef, Ambrose Pere dhe D'Entoni në Paris.

Në takimet me udhëheqësit e qendrave mjekësore do të shqyrtohen mundësitë për zhvillim të bashkëpunimit ndërspitalor, zbatim i programeve për edukim të punonjësve shëndetësorë nga Republika e Maqedonisë në këto qendra, si dhe mundësia për qëndrim të mjekëve nga këto institucione në Maqedoni, në drejtim të vendosjes së metodave të reja veçanërisht në sferën e transplantimit, anesteziologjisë, urologjisë etj. Për këtë qëllim, është paraparë takim me prof. Olivie Bojl nga Qendra klinike në Lion, profesor eminent nga sfera e kirurgjisë digestive dhe transplantimit.

Njëherit, gjatë qëndrimit është paraparë takim me drejtorin e grupacionit internacional EGIS International, me qëllim të prezantimit të konceptit për zona të lira shëndetësore dhe mundësitë për investim.

EGIS International është grupacion i specializuar për ndërtimtari dhe projhektim, me përfaqësi në më shumë se 100 vende në botë dhe rreth 12.000 të punësuar, prej të cilëve pjesa më e madhe punojnë në projektim dhe rikonstruim të institucioneve shëndetësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail