Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Shkup, 26 nëntor 2014 (MIA) - Aksi rrugor Ohër-Resnjë përmes Galiçicës (lidhja me P1307 (Dogana)-lidhja me A3 dhe P1301(Trpejca)), nga vendi Korita deri në qendrën dimërore Oteshevë është i mbyllyr për komunikacion për të gjitha automjetet. Kjo është mbyllje sezonale e aksit rrugor përmes vendkalimit malor Galiçica dhe do të jetë në fuqi deri më 31.03.2015.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

PUNË NË RRUGË:

- Në pjesën e rrugës nga diga Mavrovë deri në udhëkryqin për në fshatin Galiçnik vazhdojnë punimet ndërtimore. Rekomandojmë vozitje më të kujdesshme për shkak të pranisë së mekanizimit dhe punonjësve, ndërsa gjatë asflatimit janë të mundshme mbyllje të përkohshme të rrugës.

- Për shkak të realizimit të punimeve në rrugë (gërryerje të asfaltit) në aksin rrugor Veles - Shkup (nga Z.P. Kulla - deri te tuneli Katllanovë) komunikacioni do të zhvillohet në një korsi, për çka është vendosur sinjalizim adekuat në komunikacion.

- Në aksin rrugor A-1 Gjevgjeli - Shkup nga mbikalimi tek udhëkryqi Veles deri te stacioni pagesor "Otovica" kryhen punë në urat, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nga një korsi komunikacioni nëpër urat.

- Për shkak të kryerjes së aktiviteteve të punëve në rrugën shtetërore A3, pjesa Veles-Kadrifakovë, komunikacioni zhvillohet nën regjim kohor të komunikacionit edhe atë: nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri në f.Lozovë dhe nga f.Lozovë përmes s.Saramzalino deri në pjesën Kadrifakovë. Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të bashkëngjiten në sinjalizimin e vendosur horizontal dhe vertikal deri në përfundimin e aktiviteteve punuese.

- Nga GEING inzhenering informojnë se për nevojat për përpunimin e dokumentacionit projektues për rehabilitimin e rrugëve shtetërore, prej 19.08.2014 filluan aktivitetet e rrugëve, gjegjësisht incizimi gjeodezik dhe punimet hulumtuese gjeoteknike në tre akset në vijim:

- në rrugën shtetërore P2343 (P-502), aksi Dellçevë - Gollak,- në rrugën shtetërore A-3, aksi Përvalec (Koçan) - Dellçevë,- në rrugën shtetërore P2335 (P-512) dhe P2336 (P-514), aksi Lazhan - Ropotovë - Cërnilisht (Komuna e Dollnenit),- në rrugën shtetërore P1402 (P-605), aksi nga Konjarja e Vjetër deri në Konjare të Re,- në rrugën shtetërore P2335 (P-512) aksi Krvogashtan - Obërshan - Vogjan.

Punimet kryhen në periudhën kohore prej orës 06:00 deri në orën 19:00, ndërsa aktivitetet pritet të jenë në kohëzgjatje prej 4 muajve.

Në të gjitha këto akse rrugore për kryerjen e punëve ndërtimore është vendosur sinjalizim përkatës rrugor.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Përkujtim për të gjithë shoferët se nga 15 nëntori filloi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore të automjeteve, pavarësisht gjendjes momentale kohore. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2015.

LAMM SHËRBIME - Shërbimi për ndihmë dhe informata në rrugë (02) 15 555.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail