Pllakë përkujtimore në Vratnicë për bombarderin e rrëzuar amerikan nga Lufta e Dyë Botërore

Tetovë, 26 nëntor 2014 (MIA) - Pllakë përkujtimore kushtuar gjashtë pilotëve të vrarë dhe tre të mbijetuar amerikanë, por edhe për ndihmën jovetjake që banorët e fshatit Vratnicë në Tetovë ua treguan pilotëve amerikanë, sot u zbulua solemnisht në varrezat në Vratnicë nga ana e ambasadorit të SHBA-së Pol Uollers dhe ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Pllaka përkujtimore është përkujtim i ngjarjes prej 26 gushtit të vitit 1944 kur bombarderi amerikan Liberator B-24G, i quajtur Dashuria jonë, në kthim nga një mision në Rumani ku është qëlluar nga mbrojtja kundërajrore, ra në shpatiet e Malit Sharr mbi Vratnicë në tre orë ecje nga fshati. Banorët e Vratnicës menjëherë u nisën në vendin e rënies dhe u ndihmuan tre pilotëve të mbijetuar, të cilët menjlherë pastaj u robëruan nga policia okupatore bullgare derisa fshatarët i kanë varrosur trupat dhe mbetjet e gjashtë amerikanëve të ndjerë afër kishës te varrezat. pas çlirimit, anëtarët e familejev të tyre kanëa rdhur në Vratnicë, i kanë rivarrosur trupat dhe i kanë dërguar në SHBA.

"SHBA-ja përjetësisht do të jetë e falënderuar ndaj banorëve të Vratnicës për varrimin e pilotëve të rinj të ndjerë amerikanë dhe për ndihmën jovetjake që ata në ato kohë të vështira të luftës ua dhanë të mbijetuarve nga rënia e aeroplanit. Ata kurrë nuk i harruan të pilotët e ndjerë dhe çdoherë kanë pasur fjalë të mira për pilotët e mbijetuar. Në një ditë nga Festa amerikane Dita e Falënderimit, ne e shënojmë përkujtimin për jetët e humbura në luftën për liri dhe miqësinë e sinqertë mes Maqedonisë dhe SHBA-së. Në vitin 1944, SHBA-ja dhe Vratnica ishin aleatë të fuqishëm, ndërsa në vitin 2014, SHBA-ja dhe MAqedonia ende më të afërt në luftën e përbashkët për liri", deklaroi ambasadori Uollers.

Ministri Jolevski potencoi se ndihmajovetjake e banorëve të Vratnicës është gjest i rëndësishëm, që duhet të respektohet.

"Ky është një nga momentet më të ndritshme nga bashkëpunimi i ynë në kushte të luftës, kurn SHBA-ja humbi gjashtë ushtarë të rinj, ndërsa Maqedonia aleatë të guximshëm në luftën që së bashku e zhvillonim", tha Jolevski.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore morën pjesë edhe shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral koloneli Goranço Koteski, kryetari i komunës Jegunoc, Toni Koceski, si dhe shumë banorë nga Vratnica dhe fshatrat në afërsi, mes të cilëve kishte edhe dëshmitarë, të cilët në kohën e rënies së aeroplanit amerikan, ishin fëmijë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail