Konferencë për përparimin dhe sfidat e arsimit të lartë juridik

Shkup, 28 nëntor 2014 (MIA) - Konferencë e titulluar "Arritje, përparim dhe sfida për arsimin e lartë juridik në Evropën Juglindore do të mbahet sot në Rektoratin e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Bëhet fjalë për konferencë përfundimtare të projektit për mbështetjen e Rrjetit të fakulteteve juridike nga Evropa Juglindore (SEELS) i financuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, i implemetuar nga Shoqata gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ), Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore-Reforma juridikie.

Konferencën do ta hapin Hans Helge Sander, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, prof.dr.Velimir Stojkovski, rektori i USHCM, Xhejms Makbet, drejtor i Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional në Republikën e Maqedonisë dhe prof.dr. Hërvoje Sikiriq, dekan i Fakultetit juridik në Zagreb.

Rrjeti i fakulteteve juridike nga Evropa Juglindore është themeluar më 25 mars të vitit 2011 nga trembëdhjetë fakultete juridike shtetërore pranë universiteteve nga Tirana, Sarajeva, Zenica, Mostari, Zagrebi, Spliti, Rieka, Osieku, Beogradi, Kraguevaci, Nishi, Shkupi dhe Podgorica, me mbështetje nga Qeveria gjermane, i implementuar përmes projektit të Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ).

Në kuadër të projektit në periudhën e vitit 2010-2014 është siguruar mbështetje për përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përparimit të kapaciteteve për hulumtim dhe publikim, mobilitet të kuadrit akademik dhe studentor, këmbim rajonal i rëndësisë juridike akademike dhe përforcim i kapaciteteve të institucioneve akademike për shfrytëzim të rritur të fondeve të BE-së.

Janë zbatuar një numër i madh i projekteve hulumtuese me pjesëmarrëje të 19 ekspertëve ndërkombëtarë dhe 81 rajonalë, janë organizuar një numër i madh i konferencave, forume hulumtuese, shkolla verore dhe trajnime me gjithsej 641 pjesëmarrës, janë nënshkruar pesë memorandume për bashkëpunim me universitete evropiane dhe qendra hulumtuese për realizimin e të cilit Qeveria e Republikës Federale të Gjermane siguroi mbështetje në vlerë prej 1,1 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail