Kompleski Memorial "Nëna Shqipëtare" tuboi shqipëtarët e Kërçovës me rastin e 28 Nëntorit

Kërçovë, 28 nëntori 2014 (MIA) - Manifestimi kryesor me rastin e Ditës së flamurit u mbajt në kompleksin memorial "Nëna Shqipëtare" në fshatin Zajaz, ku ishte i pranishëm një delegacion i Komunës së Kërçovës, në krye me kryetarin Fatmir Dehari, nxënës dhe shoqata të ndryshme.

Të pranishmit, me rastin e këtij manifestimi grandioz të kombit, në Qendrën memoriale "Nëna Shqipëtare" në Zajaz, në përmendoren e Nënës Shqipare vendosen kurora lulesh.

Në fillim, lule vendosën Kryesia e këshillit të këtij kompleksi, me ç'rast kryetari i Këshillit Musli Musliu foli rreth emrave të dëshmoreve në shtyllat perkujtimore të vendosura ditë më parë.

Gjithashtu lule të freskta vendosi edhe delegacioni i Komunës së Kërçovës, në krye me kryetarin Fatmir Dehari, i cili në prononcimin e tij ua uroi të gjithë shqiptarëve këtë festë.

E pranishme në këtë event ishte edhe shoqata e gruas pranë BDI-së, të udhëhequra nga deputetja e zonës Vjollca Mehmedi Nuredini, e cila thotë se kjo festë ka vlerë të madhe për mbarë shqiptarinë. 

Memoriali gjithashtu u vizitua edhe nga nxënësit e gjimnazit "Drita" të Kërçovës, të cilët pasi vendosën lule në shenjë nderimi dhe përkujtimi, lexuan referatin kushtuar historisë kombetare, ndërsa drejtori i gjimnazit Nebi Bilalli tha se i sollën nxënësit për t'i njoftuar me historinë e kësaj feste dhe këtyre deshmorëve të rënë për atdhe.

Me rastin e festës, manifestime kulturore u mbajtën ne të gjitha shkollat e Kërçovës dhe rrethit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. 

Këto evente kulturore të organizuara për nder të kësaj feste të madhe u përmbyllën me një koncert grandios, të organzuar nga Komuna e Kërçovës në sheshin e qytetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail