Konferencë rajonale për kthim të të shpërngulurve të Kosovës

Shkup, 28 nëntor 2014 (MIA) - Rritje të orvajtjeve politike për adresimin e nevojave të personave të zhvendosur  për kthimin e tyre në Kosovë, kërkuan sot përfaqësuesit qeveritar nga Prishtina, Beogradi, Podgorica dhe Shkupi.

Në Shkup u mbajt konferencë dyditore në nivel të lartë në organizim të Misionit të OSBE-së në Kosovë që të përkrahin përpjekjet e qeverive për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për personat e zhvendosur të Kosovës.

Në Maqedoni sipas të dhënave të OSBE-së, gjithsej ka 869 persona të shpërngulur nga Kosova, në Mal të Zi 10.595, derisa në Serbi ka mbi 200.000.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi theksoi se Maqedonia ka bërë hap të madh në zgjidhjen e problemit të refugjatëve në pjesën e integrimit lokal, banimit, punësimit, mbrojtjes shëndetësore...

"Por padyshim se duhet të bëhet hap i madh në periudhën e ardhshme në raport të atyre të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Nevojitet jo vetëm zgjidhja e problemit të banimit por edhe zgjidhja e punësimit,  duke e përfshirë edhe procesin e arsimit, mbrojtjes shëndetësore dhe faktorit të sigurisë. Presim se nga Maqedonia 150 persona duhet të kthehen në Kosovë, të cilët kanë shfaqur interes", deklaroi Ibrahimi.

Pjesa më e madhe e 869 personave të zhvendosur, përkatësisht 618 kanë shfaqur dëshirë që të integrohen në shoqërinë e Maqedonisë, ndërsa qindra do ta rregullojnë statusin e tyre në vend tjetër.

"Ato njerëz që janë dëbuar nga Kosova presin përgjigje  jo të çështjeve të mëdha politike, por ku do të jetojnë, prej çka do të jetojnë,  a do të ketë punësime, a do të kenë mbrojtje shëndetësore, si është siguria dhe si do të jetë e ardhmja e jetës së tyre. Përgjegjësia jonë është t'ju ofrojmë përgjigjë gjithëpërfshirëse në ato pyetje", deklaroi Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovë dhe Metohija në Qeverinë serbe. Ai është i bindur se arsyeja për mungesën  e kthimit  është ajo që qeveritë nuk kanë arritur në tërësi të përgjigjen  në këto pyetje të rëndësishme për të shpërngulurit.

Përqindja e atyre të cilët janë kthyer në Kosovë pas konfliktit të vitit 2001 është shumë e vogël, thotë ministri kosovar  për Bashkësi dhe Kthim Dalibor Jevtiq. Është disfatë, shton ai,  që më pak se dhjetë për qind e të zhvendosurve  janë kthyer në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtyre katër vendeve, si dhe ato të OSBE-së dhe UNHCR-së u pajtuan se nevojitet bashkëpunim më i madh ndërqeveritar dhe vullnet i shprehur fuqishëm nga të gjitha palët për thellim të bashkëpunimit, si në nivel politik ashtu edhe në teknik.

Është dakorduar të vendosen forume në nivel të lartë dhe Grup teknik për bashkëpunim  të zgjidhjeve të përhershme për personat shpërngulës nga Kosova, të cilët do të takohen njëherë në muaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail