Kontrolle falas për ulje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, veshkëve dhe diabetit

Shkup, 28 nëntor 2014 (MIA) - Rrezik nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës kanë 55.000 persona, 45.000 persona kanë rrezik për fitim të diabetit, ndërsa 12.000 për sëmundje të veshkëve. Këto janë të dhënat e konfirmuara nga mjekët amë në kuadër të masave dhe aktiviteteve të tyre të realizuara parandaluese. Ky aktivitet i dakorduar me Fondin për Sigurim Shëndetësor si projekt i Qeverisë për zbulim në kohë të këtyre sëmundjeve, mjekët amë në gjashtë muajt e parë të këtij viti e realizuan tek 325.000 persona. Ky aktivitet për skrining parabdalues duhet të rrumbullakësohet në fund të vitit 2015.

Këtë sot në konferencën për shtyp në të cilën i prezantoi të dhënat e theksoi drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnarxhieva-Zmejkova, e cila tha se me zbulimin e hershëm të këtyre sëmundjeve punonjësit sëndetësorë dhe Fondi kanë parandaluar amputacione tek një këmbë diabetike, verbërim i shkaktuar nga diabeti, parabdalim të sulmeve në tru dhe zemër, komplikime nga sulme në tru dhe zemër siç janë humbja e ecjes dhe të folurit, marrje e ekstremiteteve, invaliditet i përgjithshëm, anulohet dializë tek të sëmurët me veshkë dhe parandalohet vdekja e parakohshme.

"Për të gjithë këta pacientë ku në kohë janë zbuluar këto sëmundje, terapia kryesore vendoset në disa postulata themelore, ndërsa ato janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik, shprehi të shëndetme dhe respektim të rekomandimeve të mjekëve. Ky projekt krahas zbulimit me kohë të këtyre tre sëmundjeve ka për qëllim të realizohet edhe statistikë shëndetësore tek të siguruarit të moshës prej 14-65 vjeç. Të dhënat të cilat për herë të parë publikohen janë tmerruese posaçërisht tek popullata e re", theksoi Parnarxhieva-Zmejkova.

Theksoi se madje 27,1 për qind e të rinjve (30.000) të moshës nga 14 deri 24 vjeç janë duhanpirës (në korniza botërore të dhënat statistikore janë 22 për qind dhe çdo vit po zvogëlohet), ndërsa 0,1 për qind (112 persona) janë përdorues të drogave.

"Në qoftë se këto shprehi nuk ndërpriten, edhe mëtej në jetë do të shkaktojnë çrregullim serioz të shëndetit dhe këta të rinj, do të gjenden në statistikën e zezë të pacientëve kronikë. Mjekët amë nga 325.000 persona në 6 muajt e parë kanë evidentuar pacientë kronikë: 30,8 për qind (100.000 persona) me sëmundje kardiovaskulare, 4,7 për qind (15.000) me sëmundje nefrologjike dhe 21 për qind (68.000) me diabet", potencoi Parnarxhieva-Zmejkova.

Fondi përmes mjekëve amë, në bashkëpunim me shoqatat e mjekëve dhe pacientëve, shpjegoi ajo, përpunon broshura të posaçme - përkujtues, të dedikuar për pacientët kronikë dhe çdo çacienti gjatë vizitës përveç terapisë veçmë ekzistuese i jepet edhe ky përkujtues ku janë të theksuara kontrollet periodike të të cilët pacienti duhet t'i kryejë me qëllim të ndaljes së progresionit të sëmundjes.

"Fondi apelon deri te të gjithë qytetarët që të paraqiten në kontrollin e caktuar tek mjeku amë për realizim të parabdalimit, ndërsa në varshmëri nga rreziku i cili do të caktohet, t'i ndjekë udhëzimet dhe nëse duhet të bëjnë kontrolle specialistike të mos refuzojnë. Edhe pse i siguruari ndjehet relativisht mirë, më mirë është që kjo të konfirmohet nga persona profesionalë, e jo të mbetet vetëm në mendimin personal", theksoi Parnarxhieva-Zmejkova.

Shpjegoi se ky mega projekt nuk ka për qëllim evidentimin statistikor, por kujdesin, edukimin e pacientëve dhe zbulimin në kohë të sëmundjeve të fshehura.

Statistika e keqe, theksoi ajo, le të ketë për qëllim që të na nxisë të gjithë neve që ta bëjmë këtë kontroll parandalues dhe gjatë 10 viteve të ardhshme të jemi të sigurtë se nuk do të jemi numër i zi.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privat, Liljana Çollakova Dervishova, theksoi se mjekët amë edhe një herë kanë dëshmuar se janë të dinjitetshëm të realizojnë një mega projekt të këtillë.

"Mjekët amë në Republikën e Maqedonisë janë të përkushtuar maksimalisht edhe në projektin e parandalmit të popullsisë. Atë që çdo mjek e bën është edkimi i pacientit, ndikon në mënyrën e tij të të ushqyerit dhe jetesës. Në këtë projekt pas gjashtë muajsh veçmë kemi pacientë të cilët kanë bërë ndryshim serioz në mënyrën e të ushqyerit, e kanë ulur peshën e tyre trupore edhe deri në 10 kilogramë, kanë hequr dorë nga cigaret..."tha Çillakova Dervishova.

Ajo shpjegoi se diabeti bën çrregullime serioze të mikroqarkullimi, nikotina në cigaret me të gjitha përbërjet bëjnë çrregullimet të cilat me vite nuk vërehen, por kur vërehen janë fatale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail