Betim solemn i 44 vullnetarve të ri të Korpusit paqësor në Maqedoni

Shkup, 28 nëntor 2014 (MIA) - Dyzet e katër vullnetarë ti ri nga grupi i 19-të i Korpusit paqësor, pasi e përfunduan trajnimin 11 javor në Veles, Llozovë dhe Sveti Nikollë e në Dobrosht, sot dhanë betimin solemn në Shkup në prani të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe ambasadorit të SHBA-ve në vend Pol Uollers.

Vullnetarët e ri nga Korpusi paqësor do ta fillojnë shërbimin dyvjeçar në 33 njësi në Republikën e Maqedonisë.. Njëzet e pesë prej tyre do të punojnë në shkollat fillore dhe të mesme në kuadër të programit për përparimin e mësimit në gjuhën angleze, ndërsa 19 të tjerë do të përcaktohet për t'u ndihmuar organizatave joqeveritare dhe organizatave të vetëqeverisjes lokale në kuadër të programit për zhvillim të bashkësive.

Korpusi paqësor, theksoi në fjalim presidenti Ivanov, u shndërrua në urë të miqësisë mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve.

Për ambasadorin Uollers vullnetarët nga Korpusi paqësor janë edhe një shembull për përforcimin e partneritetit mes popullit amerikan dhe asaj të Maqedonisë.

"Kur do të përfundojnë me shërbimin në Maqedoni, ata do të kthehen në Amerikë me dëshirë për t'i ndarë përvojat nga Maqedonia dhe t'u ndihmojnë bashkëvendasve që më mirë ta kuptojnë këtë vend", tha Uollers, duke rikujtuar se deri tani 500 vullnetarë kanë qenë në shërbim në Maqedonisë që nga fillimi i këtij programi në vitin 1996.

Drejtoresha e Korpusit paqësor në Maqedoni, Ketlin Kori, theksoi se qëllimi kryesor i vullnetarëve është për t'u ndihmuar njerëzve nga vendet e interesuara përmes këmbimit të njohurive dhe përvojave, pastaj t'u ndihmohet njerëzve të kenë njohuri më të mirë për popullin e amerikës dhe tiu ndihmohet amerikanëve të përvetësojnë njohjen më mirë të njerëzve nga vendet e ndryshme të botës.

"Vullnetarët hyjnë në shërbimin në Korpusin paqësor, si qytetarë të SHBA-ve, por dalin prej saj si qytetarë të botës", tha Kori.

Me aktivitetet e veta, vullnetarët nga Korpusi paqësor, themeluar nga presidenti Xhon F. Kenedi, promovojnë paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjellt të njerëzve nga kultura të ndryshme dhe me prejardhje të ndryshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail