U vendos gur-themeli për teatrin e ri dhe bibliotekën në Tetovë

Tetovë, 28 nëntor 2014 (MIA) - Në afërsi të Qendrës së Kulturës "Iljo Anteski Smok" në Tetovë sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e teatrit të ri dhe bibliotekës.

Sipas drejtorit të Qendrës p.r kulturë, Haki Fazliu, i cili është koordinues për realizimin e projekit, objekti duhet të ndërtohet për tre vite, ndërsa nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës janë paraparë 13 milionë euro.

"Konsidroj se objekti i ri do të mundësojë kushte më të mira pë realizimin e aktiviteteve kulturore në Tetovë dhe rrethinë të Tetovës dhe paraqiste nevojë të madhe për të gjithë banorët, pa dallim të përkatësisë së tyre nacionale dhe fetare", deklaroi Fazliu.

Sekretari shtetëror në Minsitrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi theksoi se vendosja e gur-themelit për objektin në Tetovë pa dyshim e tregon qëllimin e Qeverisë dhe Minsitrisë për ndërtimin e objekteve të reja, atje ku ka nevojë.

"Konsideroj se teatri i ri dhe biblioteka do të jenë impuls i ri për zhvillimin e kulturës, bashkëjetesës dhe Tteovës si qytet i kulturës, i cili pati nevojë urgjente për një objekt të këtillë. Zgjidhja ideore për këtë projekt mori edhe çmim ndërkombëtar dhe kur o të ndërtohet, do të paraqesë ndërtim modern, i cili është në rrjedhë me standardet moderne botërore", tha Shehapi.

Në solemnitet morën pjesë zëvendëskryeministrat Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi, minsitri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, deputeti Talat Xhaferi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail