Rektori Ameti shpalosi agjendën e aktiviteteve për 20 vjetorin e themelimit të USHT-së

Tetovë, 12 dhjetor 2014 (MIA) - Universiteti Shtetëror i Tetovës, më 17 dhjetor të këtij viti do ta shënojë 20 vjetorin e themelimit. Këtë vit jubilar Universiteti Shtetëror i Tetovës do ta shënojë me manifestime të ndryshme.

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, sot në një takim me gazetarët e ka prezantuar agjendën e aktiviteteve që do të organizohen për nder të kësaj date historike për universitetin.

"Universiteti Shtetëror i Tetovës këtë vit e shënon 20 vjetorin e themelimit, me çka i përmbyllë me sukses dy dekada të funksionimit si institucion i vetëm i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vendin tonë. Pas themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994, dhe zyrtarizimit të tij në vitin 2004, vlerësojmë se në këtë vit jubilar, Universiteti ynë sot gëzon një konsolidim të plotë, si në aspektin akademik po ashtu edhe të zhvillimit të procesit mësimor-shkencor. Universiteti ynë, sot disponon me një infrastrukturë moderne për kërkime shkencore dhe mësimdhënie dhe ka vendosur një bashkëpunim të shkëlqyer institucional me universitete të dëshmuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Sikurse e dimë të gjithë, kombi ynë ka kontributin e Tij në raport me historinë dhe ngritjen e këtij Universiteti", tha Rektori Ameti.

Ai, po ashtu u shprehi mirënjohje edhe gjeneratës së parë të studentëve, të cilët edhe përkundër presioneve të pushtetit të atëhershëm, i regjistruan studimet e tyre në këtë institucion dhe falë vendosmërisë së tyre dhe besimit të palëkundur në inteligjencien vizionare, ne sot e gëzojmë këtë Universitet me standarde moderne.

Rektori Ameti tha se përvjetori i njëzet me radhë i Universitetit, do të shënohet me nderimet më të larta institucionale.

Ai informoi se ata janë kujdesur të përgatisin një agjendë dinjitoze, ku mes tjerash do të realizohen aktivitete të ndryshme.

Fakulteti i Kulturës Fizike, më 15 dhjetor do të organizojë turnir në futboll të vogël, me ekipe nga të gjitha fakultetet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, një ndeshje në basketboll, në mes dy ekipeve të USHT-së, si dhe Krosin studentor.

Më 16 dhjetor, në Rektoratin e Universitetit do të hapet ekspozita e profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të Arteve. Të njëjtën ditë do ta promovohet Revista 'FILOLOGJIA', e Fakultetit Filologjik, dhe ky numër i revistës i është kushtuar veprimtarisë arsimore dhe shkencore të profesorit Fadil Sulejmanit, Rektor i Parë i USHT-së.

Gjashtëmbëdhjetë dhjetori do të përmbyllet në Qendrën për kulturë në Tetovë, me një program të pasur artistik të përgatitur nga profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arteve.

Data historike e themelimit të Universitetit do të fillohet me homazhe te varri i themeluesit dhe rektorit të parë të UT-së, Fadil Sulejmani dhe busti i dëshmorit të arsimit, Abdylselam Emini.

Agjenda e jubileut të Universitetit do të përfundohet me Akademinë solemne, ku ne të gjithë së bashku do të prezantojmë para studentëve, profesorëve dhe qytetarëve veprimtarinë e pasur arsimore dhe shkencore të USHT-së.

Në këtë ditë të shënuar, me vendim të Senatit të Universitetit, do të ndahet titulli Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa), për: Prof. dr. Dhori Kule, Prof. dr. Shezai Rrokaj, Prof. dr. Petrit Bara dhe Prof. dr. Mynyr Koni.

Vlen të theksohet se në shënimin e 20 vjetorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, janë ftuar një numër i konsiderueshëm personalitetesh të dëshmuar në lëmin e arsimit, shkencës, kulturës, drejtues institucionesh, në nivel qendror dhe lokal, si dhe krerët e subjekteve politike nga vendi ynë, Kosova dhe Shqipëria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail