Paskali: Maqedonia dhe Greqia ta kërkojnë Rusinë si ndërmjetësuese

Shkup, 14 dhjetor 2014 (MIA) - Konfrontimi Greqi-Maqedoni nuk është në dobi të të dy vendeve dhe paraqet situatë të padurueshme jo vetëm për Maqedoninë, por gjithashtu edhe infeksion të mirë orkestruar të Ballkanit sipas fjalës së urtë klasike "përçaj dhe sundo". Të dy vendet duhet ta kërkojnë Rusinë si ndërmjetësuese në kontestin me emrin, se ajo ka vullnet dhe interes të zbatojë ndërmjetësim të pavarur dhe të suksesshëm, deklaroi analisti amerikan dhe njohës i situatës në Ballkan, Umberto Paskali në intervistën për Programin "Zëri i Popullit".

"Burokratët e korruptuar anti-evropianë  në Bruksel asnjëherë nuk do ta zgjidhin problemin. E njëjta i përket edhe të ashtuquajturës bashkësia ndërkombëtare. Maqedonia dhe Greqia duhet të kërkojnë që Rusia të intervenojë si ndërmjetësuese e ndershme, e respektuar nga të dy palët, si dhe në marrëdhëniet e mira me Turqinë dhe pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit", thekson eksperti amerikan për kontestin Maqedoni-Greqi.

Duke u përqendruar në projektin "Rrjedha e Jugut" dhe izolimin e mundur të presidentit rus Vladimir Putin nga ana e SHBA-së dhe BE-së, njohësi i politikës së SHBA-së dhe Moskës, kategorik se nga ndryshimi i planit të gazëpërçuesit më shumë ka humbur Bullgaria.

Sipas tij, situata është larg asaj se Putini është i Izoluar.

Ai vlerëson se sanksionet nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë arritur ta izolojnë Rusinë duke pasur parasysh se Moska ndërkohë përforcoi marrëdhëniet me Kinën dhe Indinë.

I pyetur se si do të pasqyrohet mosdhënie e lejes së Qeverisë bullgare për ndërtimin e një pjese të gazëpërçeusit Rrjedha e Jugut, me çka Maqedonia do ta humbë këtë furnizim të rëndësishëm me energji, Paskali me qëndrim se kjo nuk do të jetë e dëmshme për Maqedoninë.

Duke folur për ndërmjetësimin e mundur të Moskës zyrtare në kontestin Maqedoni-Greqi, analisti amerikan sqaron se ajo ka interes dhe pavarësi të zbatojë ndërmjetësim të ndershëm dhe të suksesshëm.

"Rusia ka vullnet, interes, pavarësi dhe fuqi që të realizojë ndërmjetësim të ndershëm dhe të suksesshëm. Rrjedha e Jugut që forcat e jashtme dëshirojnë ta minojnë, ende ekziston. Turqia e Erdoganit tregoi aftësi fillestare ta mbrojë pavarësinë e saj, pasi iu premtua  Perandori e re Otomane  dhe u zbatua "revolucioni me ngjyrë". Vendet, si edhe personat, mund të mësojnë nga gabimet personale. Besoj se mund të vendoset besim i madh në Aleksis Cipras. Ai do t'i mbrojë interesat e vërteta të Greqisë, pa u  bërë marionetë e zotërinjve dinakë. Për këtë duhet t'i jepet mundësi ndërmjetësimit rus", thekson Paskali.

Sa i përket për dhe rreth situatës në Ballkan dhe sjelljen e kryeministrave të vendeve ballanike, Paskali me koment se Maqedonia tashmë një periudhë më të gjatë është nën presion e forcave të jashtme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail