Përfundon afati për parashtrimin e kërkesave për blerjen e oborreve

Shkup, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Afati për parashtrimin e kërkesave për privatizimin e oborreve me çmim prej një euro për metër katëror skadon sot.

Kërkesë për privatizim mund të parashtrojnë qytetarët ose ndërmarrjet të cilat të drejtën për përdorimin e tokës ndërtimore e kanë përfituar me bazë ligjore (ligj, tapi, vendim gjyqësor, marrëveshje për shitblerje, vendim për trashëgimi, vendim të organit shtetëror), në bazë të pronësisë së objektit të përfituar me bazë ligjore përfundimisht me shtatorin e vitit 2001, e nuk janë të regjistruar si shfrytëzues të tokës në kadastrin e patundshmërive.

Për të blerë oborrin kanë të drejtë edhe personat të cilët kanë qenë pronarë të tokës në ditën kur toka është nacionalizuar, qytetarë të cilëve u është transmetuar e drejta e përdorimit të tokës ndërtimore në periudhën deri më 15 shkurt 1968, trashëgimtarë të pronarëve të mëparshëm, qytetarë të cilët të drejtën e shfrytëzimit të tokës e kanë përfituar në bazë të kontratës për dhuratë, marrëveshje për mbështetje të përjestshme materiale dhe marrëveshje për të disponuar me pronën në kohën e jetës dhe marrëveshjet për disponim me pronën gjatë jetës, të cilat marrëveshje janë lidhur mes pronarit të mëparshëm dhe trashëgimtarëve të tij ligjorë.

Kërkesë mund të parashtrojnë edhe ish pronarët e tokës ndërtimore dhe personat fizikë dhe juridikë, të cilët për të drejtën e fituar për shfrytëzim kanë paguar kompensim, e të cilët me aktet për planifikim urban është dedikuar për të mirë në përdorim të përgjithshëm, ndërsa dedikimi në momentin e vendosjes nuk u realizua, si dhe personat fizikë dhe juridikë shfrytëzues të tokës ndërtimore, ku janë ndërtuar banesa, hapësira afariste, garazhe dhe pjesë tjera të posaçme nga ndërtesat banesore dhe afariste, të cilat kanë dy ose më shumë banesa, respektivisht hapësira afariste.

Agjencia për kadastër të patundshmërisë në periudhë më së shumti prej një viti pas skadimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve për privatizim, do t'i fshijë të gjitha të drejtat shfrytëzuese, që janë të regjistruara në tokën ndërtimore dhe njëkohësisht do t'i shënojë kërkesat e parashtruara për privatizim, për të cilat sektoret e Drejtorisë për punë juridike të pronës do ta vazhdojnë procedurën për privatizimin e tokës.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për privatizim, dhe nuk do të dorëzojnë deri më 15 dhjetor të këtij viti, do të obligohen të paguajnë qira për tokën, për të cilën deri në afatin e potencuar kanë qenë të regjistruar si shfrytëzues, respektivisht e kanë përdorur tokën në bazë të objektit të ndërtuar në te.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail