QMBI uron USHT-në me rastin e 20-vjetorit nga themelimi

Shkup, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), me rastin e 20-vjetorit nga themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës, dërgoi urim deri te rektori, prof.dr. Vullnet Ameti dhe të gjithë pedagogët dhe studentët e këtij universiteti.

"Në këtë jubile të rëndësishëm për universitetin tuaj dhe tonin, pranoni urimet më të sinqerta në emër të Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, drejtuar stafit akademik, pedagogëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Duke vlerësuar lartë sakrificën dhe kontributin e Universitetit Shtetëror të Tetovës gjatë këtyre dy dekadave të kaluara, në drejtim të arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, le të shërbejë ky përvjetor si një nxitje më shumë që, duke shikuar të kaluarën tonë të lavdishme, ta projektojmë me urtësi të ardhmen tonë të ndritshme.

Nëse deri sot Universiteti Shtetëror i Tetovës ishte vatër e përfitimit të diturisë, prej nesër ai duhet angazhuar edhe më shumë në kuptim të arsimimit sa më cilësor dhe edukimit më të mirëfilltë të brezave tanë të rinjë, gjithnjë në funksion të ngritjes tonë intelektuale dhe sendërtimit shpirtëror, duke reflektuar arsyeshëm epitetin e merituar si tempull i dijes dhe shkencës", thuhet në urimin e QMBI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail