Përparim i rajonit me hekurudhën e shpejtë Budapest-Athinë

Beograd, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Hekurudha nga Budapesti deri në Beograd, që e paraqet pjesën e parë të hekurudhës së shpejtë e cila duhet t'i lidhë Hungarinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë duhet të jetë gati për dy vjet. Marrëveshjen sot e nënshkruan  Serbia dhe Hungaria me RP të Kinës në suaza të Samitit që mbahet në Beograd.

"Ndërtimi i këtij projekti do të shërbejë për zhvillimin e rajonit dhe do të ndihmojë të lehtësohen interesat e Kinës dhe të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndërtimi i hekurudhës do të ndihmojë  të përparohet logjistika mes katër vendeve dhe do ta lehtësojë qarkullimin e personave, mallrave dhe kapitalit. Projekti njëherit do të ndihmojë  të vendoset korridor dhe rutë për këmbim të mallrave mes Kinës dhe Evropës. Shpresojmë se do të ketë ende trasa të tilla ", tha Keçijang.

Ai potencoi se në atë mënyrë do të rritet bashkëpunimi sepse ashtu siç tha, hekurudha e shpejtë do të jetë nxitje e ekonomive të vendeve të rutës.

Kryeministri Nikolla Gruevski vlerësoi se realizimi i këtij projekti  është shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe RP të Kinës.

"Ky është projekt shumë i rëndësishëm  për ekonominë e rajonit, për njerëzit, për kompanitë dhe për secilin, sepse do të ndryshojë  shumë punë të lidhura me komunikacionin, qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do t'ju ndihmojë vendeve të lëvizin përpara", potencon Gruevski.

Projekti sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreski mund të ketë ndikim pozitiv  ndaj zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë dhe nga ai aspekt e ka zgjuar interesin tonë. "Me shikim të asaj që mungojnë informata  për modelin dhe mënyrën e financimit, konstruksionin financiar dhe ç'farë do të jetë pjesëmarrja e palës kineze dhe e vendeve që marrin pjesë  mbetet t'i marrim ato informata ndërsa pastaj do të bëjmë analiza  dhe në mënyrë adekuate do ta tregojmë pozitën tonë", deklaroi Stavreski. 


Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq theksoi se me ndërtimin e hekurudhës do të zvogëlohet koha e udhëtimit prej Beogradit deri në Budapest në dy orë e 40 minuta, në vend të më shumë se tetë orë, sa zgjat tani.

"Hekurudha do të sjell lidhje të re të Serbisë me miqtë tanë nga hungaria, Maqedonia dhe Greqia, si dhe lidhje të re dhe më të rëndësishme me Evropën. Çdo investim i madh infrastrukturor sjell edhe përfitime të mëdha ekonomike", tha Vuçiq dhe u falënderua edhe për mirëkuptimin nga Maqedonia dhe Greqia.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve e vlerësoi si ditë të rëndësishme për vendin e tij, pasi do ta përmirësojë pozitën e vendit.

"Jam i bindur se bashkëpunimi mes Evropës dhe Kinës do të përmirësohet përmes kësaj hekurudhe", tha Orban.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail