Dialogu Maqedoni-BE për avancimin e gjendjeve në sferat sociale dhe punësimin

Shkup, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Me mbajtjen e takimit inicues sot filloi të funksionojë mekanizmi i ri i dialogut socio-ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe  bashkimit Evropian, në kuadër të së cilit duhet të përpunohet Programi për reforma në punësim dhe sferën sociale, si dokument strategjik, i cili duhet të parashohë masa për avncimin e gjendjeve në këto sfera të shoqërisë.

"Me fillimin e këtij procesi, presim plotësisht të përforcohet dhe intensifikohet bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian dhe atë në sferat më të rëndësishme, siç janë tregjet  e punës, punësimi, politika sociale dhe arsimi. Gjatë dialogut dhe përgatitjes së Programit, pres të zhvillohet debat i gjerë, cilësor dhe gjithpërfshirës për prioritetet dh sfidat, si dhe për politikat dhe reformat të cialt po zbatohn, por edhe për ato të cilat duhet të zbatohen në të ardhmen", theksoi gjatë takimit minsitri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Duke folur për atë që është bërë në këto sfera gjatë periudhës së kaluar, theksoi se janë zbatuar dhe po zbatohen programe, masa dhe aktivitete të kahëzuara drejt përmirësimit të gjendjeve në tregun e punës, rritjen e punësimeve, përballjen me ekonominë gri, përforcimin e dialogut social, nxitjen e investimve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, uljen  papunësisë tek të rinjtë, harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore...

"U vendosën masa për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social në shtet, masa me të cilat u rritën pensionet, shumat e benefiteve sociale pë kategoritë e njeshm të qytetarëve, me të cilat u rrit përfshirja përmes vendosjes së të drejtave të reja për grupe të caktuara në rrezik social, u implementuan programe dhe masa për avancimin e gjendjeve të personave inavalidor, të moshuarve, fëmijëve, romëve", theksoi Spasov.

Potencoi se reformat e ndërmarra në sferën e punësimit po i japin rezultatet dhe efektet e pritura pozitive, që, sipas tij, tregues është ulja e papunësisë prej 38 për qind para disa viteve në 27,9 përqindët e tanishëm, ulja e numrit të të papunëve prej 360.000 para disa viteve në rreth 220.000 për momentin, rritja e vazhdueshme e rrogës mesatare, përmirësimi i raportit ndërmjet numrit të të punësuarve me numrin e pensionistëve, rritja e rrogës minimale....

E gjithë kjo, tha, është rezultat i një sërë reformave ligjore dhe ndryshimeve, numrit të madh të projekteve të realizuara në të kaluarën. "Sfidat edhe më tej ekzistojnë, ende qëndrojnë përpara një numër reformash dhe projektesh të cilat ata duhet t'i zgjidhin, si dhe të nxitet gjendja në këto fusha", theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi vlerëson se rasti inicues për nisjen e dialogut social-ekonomik në mes të Maqedonisë dhe BE-së paraqet mbështetje të politikave për rritjen ekskulzive në vendet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në përputhje me qëllimet e Evropës 2020.

"Programi për reforma në punësim dhe sferën sociale do të kontribuojë në dialogun e përgjithshëm në kuadër të Kapitullit 3.19 "Politikat Sociale dhe Punësimi", dhe njëherit do të jetë mbështetje për pajtueshmërin me legjislacionin e BE-së në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, do të ndihmojë më të lehtë të monitorohet përparimi në këtë fushë, duke i lidh prioritetet për përdorimin e ndihmës  parainkuadruese financiare të BE-së (IPA fondet), si dhe bashkëpunim strategjik me donatorë të tjerë në Maqedoni", theksoi zëvendëskryeministri Besimi gjatë takimit.

Ai theksoni se Maqedonia vazhdimisht ndërmerr aktivitete për përmirësimin e rritjes ekonomike, e cila, siç theksoi, ka rezultuar në përmirësimin prej 10 vendeve duke u renditur  në vendin e 63-të në Raportin për Konkurrencë globale 2014-2015 e publikuar nga ana e Forumi Ekonomik Botëror. "Ky është përmirësimi i dytë radhazi e konkurrencës së ekonomisë maqedonase. Vitin e kaluar, renditja e vendit u përmirësua për 7 pozicione. Këtë vit, për herë të parë ekonomia maqedonase e ka përmirësuar renditjen e saj në të gjitha 12 shtyllat që e përbëjnë indeksin", tha Besimi.

Në këtë proces, siç tha, si edhe deri më tani nevitet që të gjithë së bashku të punojmë në arritjen e suksesit në reforma, me ç'rast do të arrihet rritje dhe vende të reja të punës për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa në të njejtën kohë edhe realizim të qëllimeve të vendosura nga BE-ja si tërësi.

Martin Klauke, udhëheqës i repartit për bashkëpunim në kuadër të Delegacioni të Bashkimit Evropian në Maqedoni, konsideron se ky program do ta afrojë Maqedoninë drejt Unionit dhe se do të mundësojë që rritja ekonomike të përqëndrohet drejt rritjes së punësimit.

"Gjatë viteve të ardhshme do të punojmë së bashku me ju për realizimin e reformave të nevojshme dhe do të përpiqemi t'i përmbushim të gjtiha qëllimet e nevojshme për inkuadrim në BE", tha ai.

Programi, shtoi, mund të bëhet vegël e rëndësishme për ballafaqim me papunësinë, të sigurojë inkluzion social, si dhe kontribuoi për përmirësim të gjendjes së prëgjtihshme të qytetarëve. Ajo, tha do ta afrojë legjislacionin e Maqedonisë me atë të BE-së, dhe do t'i mundësojë qasje gjithnjë e më të madhe të Maqedonisë deri te fondet e Unionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail