Panairi për punësim në Kumanovë

Kumanovë, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Në organizim të Agjencisë për punësim e Maqedonisë sot në Kumanovë u mbajt Panair për punësim në të cilin 52 kompani nga veprimtari të ndryshme nga kjo dhe komunat fqinje treguan se çfarë profili të punëtorëve u nevojiten dhe se sa dhe çfarë vende të lira të punës kanë.

"Shpresoj se dita e sotme do të sjellë mjaft punësim, do të sjellë përgjigje pozitive të kërkesave për punë, ndërsa njëherit edhe përgjigje pozitive nga kompanitë se kanë gjetur kuadër adekuat dhe se në të ardhmen do të kemi më shumë punësime në Kumanovë", tha Popovski.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Agjencia do të vazhdojë me aktivitetet për afrimin e tregut të punës deri te të papunët dhe deri te punëdhënësit.

Ai informoi se sipas evidencës së deritanishme e cila u dedikohet tre panaireve të para të mbajtura për punësim janë punësuar rreth 150 persona.

Në tre manifestimet e para tek punëdhënësit, informoi Popovski, janë dorëzuar 9.300 rezime, 2.150 janë vlerësuar pozitivisht nga ana e punëdhënësve, ndërsa janë mbajtur edhe 400 intervista.

Në nivel të Maqedonisë ka 124.000 kërkues aktiv të punës. Drejtori i Agjencisë për punësim theksoi se gradualisht zvogëlohet numri i të papunëve të cilët evidentohen si kërkues pasiv të punës. "Agjencia punon vetëm me ata të cilët kërkojnë punë", tha ai.

Në periudhën e kaluar, shtoi, se APRM do të kërkojë informata të hollësishme nga kërkuesit aktiv të punës, që të sigurohet tipi konkret i kuadrit i kërkuar nga punëdhënësit.

Lidhur me investimin e paralajmëruar të kompanisë "Veibo Grup" në komunën Rankovce, Popovski tha se sipas asaj që është publikuar nga fabrika duhet të punësojë 8.000 persona.

Theksoi se do të kërkohen kuadro të ndryshme, si punëtorë të tekstilit dhe ndërtimtarisë, por edhe kuadër tjetër i domosdoshëm për ndërtim të fabrikës së madhe.

Popovski shpjegoi se nga viti në vit shfrytëzimi i masave për punësim është gjitnjë e më intensiv dhe se Agjencia çdoherë kërkon mjete të reja nga shteti dhe nga BE-ja që t'u dilet në ndihmë një numri sa më të madh të mundur të të papunëve dhe kompanive.

"Programet të cilat janë për të papunët janë shumë të suksesshme. Vetëpunësimi, puna praktike, trajnimi tek punëdhënësi i njohur, trajnimet e tjera, edukimet, punësimi i subvencionuar...japin stimul plotësues. Nga njëra anë u ndihmojmë punëdhënësve ndërsa nga tjetra u ndihmojmë të punësuarve", thotë Popovski.

Udhëheqësi i Qendrës për punësim Kumanovë Millorad Trençevski informoi se në nivel të komunës së Kumanovës ka gjtihsej 19.500 të papunë prej të cilëve aktivisht punë kërkojnë 10.300, të tjerët janë evidentuar si kërkues pasiv të punës.

"Përfundimisht me datën 15 të këtij muaji në Kumanovë ka 4.700 vende të lira pune", tha Trençevski.

Sot në panair punë kërkuan të papunë me përvojë të ndryshme, shkallë të arsimit dhe profesionalizmit. Kërkuesit e punës konsideorjnë se kjo është mundësi e shkëlqyeshme që të realizojnë konktakt të drejtëpërdrejtë me punëdhënësit dhe të informohen për kuadrot më të kërkuar për momentin.

Në kuadër të panairit për punësim në qendrën për punësim do të mbahet "Forum me punëdhënësit" në të cilin do të marrin pjesë punëdhënësit të cilët hollësisht do të prezantohen masat për punësim, ndërsa edhe punëdhënësit do të kenë mundësi të japin propozime, sugjerime. Më vonë do të mbahet edhe "Info takim me tërinjtë" në të cilin do të marrin të rinjtë kërkues të punës dhe nxënës nga vitet përfundimtare nga shkollat e mesme të Kumanovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail