Ekspertët policor nga Maqedonia dhe Shqipëria në takim pune në Ohër

Ohër, 18 dhjetor 2014 (MIA) - Identifikimi i prioriteteve të përbashkëta për aktivitetet në të ardhmen, bashkëpunimi operativ i shërbimeve policore të Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe përhapja e aktiviteteve operative me involvimin e prokurorive të dy shteteve janë temë e bisedave që sot në Ohër i bënë drejtori i Drejtorisë për siguri publike në MPB, Mitko Çavkov dhe drejtori i policisë së Republikës së Shqipërisë, Artan Didi.

Një ekip ekspertësh të policisë i të dyja shteteve të kryesuara nga Çavkov dhe Didi gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do t'i shqyrtojnë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në identifikimin dhe ballafaqimin me krimin e organizuar.

"Intencë e jona është të bëjmë një shqyrtim dhe një analizë me policinë shqiptare, t'i identifikojmë dhe t'i përcaktojmë prioritetet e përbashkëta në të ardhmen dhe veçanërisht qëllimi është të sigurojmë një përparësi proaktive gjatë punës policore dhe në bashkëpunimin midis dy policive, përmes identifikimit të personave, të grupeve kriminale të cilat janë të përfshira në krimin e organizuar transnacional dhe në mënyrë përkatëse me këtë, në mënyrë praktike të organizohemi dhe të vendosim ekipe të përbashkëta operative të cilat do të kenë për obligim në nivel ditor të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë informacione, me qëllim, hapjen e hetimeve të përbashkëta përmes formimit të ekipeve të përbashkëta për hetim, me siguri edhe me involvimin e prokurorive të të dyja shteteve", deklaroi Çavkov.

Ai më pas theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm i dy policive ka dhënë rezultate, ndërsa si konfirmim për këtë e theksoi zbulimin e grupit kriminel i cili kreu një seri plaçkitjesh në argjendaritë në rajonin e Strugës dhe të Dibrës.

Drejtori i policisë shqiptare Didi theksoi se në takimin e punës në Ohër do të vlerësohet bashkëpunimi i deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar, por njëherësh do të jetë mundësi që ekspertët policorë të njihen më mirë midis tyre, e gjithë kjo në drejtim të koordinimit më të mirë në aktivitetet e ardhshme operative.

"Qëllimi është të jemi anëtare të vlerave të Evropës Perëndimore. Prandaj në delegacionin tonë i cili merr pjesë në takimin e punues në Ohër kemi struktura të krimit të organizuar dhe të policisë kufitare, me qëllim, këto struktura të njihen me njëra-tjetrën dhe të mos jetë bashkëpunimi vetëm deklarativ", deklaroi Didi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail