Putin paralajmëroi se Maqedonia mund të jetë në trasën kryesore të "Rrjedhës së re jugore"

Moskë, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin,  në konferencën e djeshme disaorëshe për shtyp, i përmendi Maqedoninë dhe Greqinë si alternativa të mundshme të Bullgarisë, për projektin për transport të gazit deri në Evropë.

Rusia paraprakisht u tërhoq nga projekti për ndërtimin e Rrjedhës jugore, gazsjellësi i cili duhej të përcjellë gaz rus përmes Detit të Zi, Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë deri në Austri, duke e anashkaluar Ukrainën. Paralajmërimi i ri rus është për ndërtim të gazsjellësit nën Detin e Zi deri në Turqi, me atë që obsionet për transport të gazit deri në Evropë në mënyrë shtesë do të konfirmoheshin.

"Vendimi kryesisht do të varet nga partnerët tanë  evropianë. Nëse dëshirojnë në mënyrë stabile, të garantuar dhe furnizim absolutisht transparent me energjensa nga Rusia, të cilat janë absolutisht të domosdoshme, dhe atë pa rreziqe gjatë transportit. Nëse dëshirojnë, shkëlqyeshëm! Mund të fillojmë të punojmë në gazsjellësin deri në Maqedoni, përmes Greqisë, i cili do të vazhdojë drejt Serbisë dhe do të shkojë deri në Baumgarten, në Austri. Nëse nuk e duan, atëherë nuk do ta ndërtojmë. Por, fakt është se nuk ka furnizues më të lirë dhe më të sigurtë se Rusia, dhe në një të ardhme të afërt as nuk do të ketë", deklaroi Putin në pyetjen se si do të zhvillohen më tutje projektet ruse për eksport të gazit natyror.

Baumgarten në Austri është qendër e madhe për deponimin e gazit natyror, i cili shfrytëzohet për furnizim të Evropës dhe nëpër të cilin kalon pjesa më e madhe e gazit natyror rus, i eksportuar përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Bashkimi Evropian, i cili me vite ka vendosur një numër të madh të obligimeve rregullative dhe ligjore, të cilat e penguan projektin Rrjedha jugore, ende kërkon sqarime plotësuese nga Rusia për paralajmërimin e presidentit Putin që të tërhiqet nga ky projekt. Edhe qeveria e re bullgare u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të gazsjellësit, i cili duhej t'i sjell qindra milionë euro vetëm për tranzit, përmes territorit të saj. Por, edhe Greqia paralajmëron se dëshiron të shndërohet në portë kryesore për transport të gazit deri në Evropë, me ç'rast gazi edhe më tutje mund të transportohet përmes Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë ose Detit Jon deri në tregjet evropiane.

Plani i parë për projektin Rrjedha jugore ka parashikuar që Maqedonia të mos jetë në trasën kryesore të gazsjellësit, por vetëm të linjë më të vogël, furnizuese, e cila do të ishte e mjaftueshme për nevojat e amvisërive të Maqedonisë dhe për zhvillim të degëve industriale, të cilat kërkojnë sasi më të madhe të energjensave të lira. Pas anulimit të Rrjedhës jugore, ky është paralajmërimi i parë i drejtëpërdrejtë se Maqedonia, në vend të rolit dytësor, mund të marrë një nga rolet kryesore në projekt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail