Nxënësit i kthehen mësimit

Shkup, 20 janar 2015 (MIA) - Rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në bankat shkollore pas pushimit dimëror prej tri javëve.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me paralajmërim nga Sindikata e të punësuarve në arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) për grevë. Megjithatë, siç u prononcuan anëtarët e SASHK-ut dhe organet kompetente në më shumë komuna në Maqedoni, grevë nuk do të ketë dhe gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2014/2015 në shkollat e tyre fillore dhe të mesme do të fillojë pa anulim.

Ata u bënë thirrje nxënësve sot të vijnë në shkolla pasi që mësimi do të zhvillohet pa pengesa, ndërsa prindërit t'i çojnë fëmijët në kopshte, pasi që edhe ato do të funksionojnë normal.

Për paralajmërimet e SASHK-ut se anëtarët e tij do të shkojnë në punë, por se nuk do t'i kryejnë detyrat e tyre të punës, autoritetet kompetente kumtuan se për arsimtarët të cilët dëshirojnë të mbajnë grevë do të sigurohen zëvendësime, ndërsa për aq sa mbajnë grevë nuk do të marrin paga. Nëse nxënësit humbasin mësimin për shkak të grevës, mësimi duhet të mbahet ose të shtunën ose do të vazhdohet vitit shkollor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail