Ilir Meta për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë,me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Siç kumtoi shërbimi i kuvendit për informim, kryetari i Parlamentit shqiptar do të realizojë takim me nikoqirin e tij Veljanovski, ndërsa më pas edhe fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Mysafiri shqiptar në suaza të vizitës pritet të realizojë takime edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kryetari i Parlamentit shqiptar në suaza të vizitës do të takohet me përfaqësuesit e udhëheqëseve të BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së.

Është paraparë që ai të takohet me Orhan Ibraimin, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë dhe anëtaret.

Në takimet në Shkup, Meta do të shoqërohet nga pesë deputetë anëtarë të Grupit të Parlamentit shqiptar për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kjo është vizitë kthyese e Metës në Maqedoni. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Veljanovski ishte për vizitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2013.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail