Hapen dy ekspozita në Tiranë

Tiranë, 20 janar 2015 (MIA) - Në kuadër të Projektit "Dialogjet Ndërkulturore Artistike Turqi-Shqipëri", me bashkëpunimin e Muzeut të Peras Suna dhe Inan Këraç, Institutit Junus Emre Tiranë dhe IKASD Shoqata e Dialogjeve Ndërkulturore Artistike Stamboll, janë hapur eskpozitat "Nga Kostandinopoli në Staboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX" dhe "Historia ime" Art Rinor nga Turqia, raportojnë mediumet shqiptare.

Eskpozita "Nga Kostandinopoli në Stamboll: Fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit XIX deri në shekullin XX" me pjesë nga koleksioni i fotografive të Muzeut të Peras Suna dhe İnan Këraç, kurohet nga M. Sinan Genim dhe paraqet strukturat mbresëlënëse, jetën e përditshme dhe personazhet e veçanta të Stambollit, të fiksuara nga mjeshtrat e fotografisë të gjysmës së dytë të shek. XIX, kohës kur ky art filloi të lëvrohej në Stamboll.

Ekspozita "Historia ime" Art Rinor nga Turqia, kurohet nga Beste Gyrsu dhe përmban vepra nga disiplina të ndryshme të aristëve: A. Sina Gyrsu, Barësh Sarëbash, Bora, Çetin, Çagdash Erçelik, Dogu Akënxhë, Ekin Onat, Emre Çalësh, Enes Atesh, Hysein Rystemoglu, Kadir Akjol, Mihriban Mirap, Nesren Jake, Ozgyr Demirxhi dhe Jasemin Oztyrk Erdogan. 14 artistët e rinj në këtë ekspozitë, historitë origjinale të kulturave të ndryshme, që janë ruajtur në kujtesë, i interpretojnë duke i lidhur me ndryshimet e jetesës, vlerat e humbura dhe të fituara mes shek. XIX dhe XXI.

Çagdash Erçelik, një nga artistët që merr pjesë në njërën prej ekspozitave i cili vjen nga Stambolli shprehet se është me origjinë nga Bosnja dhe se ka ardhur në Tiranë me veprën e tij ku ka paraqitur skulpturën e Shkrimtarit Serb, Alexa Santik.

Në një intervistë për mediumet Çagdash shprehet se: “Këtu ne shohim prodhimin e një shumëllojshmërie të artistëve të ndryshëm nga disiplina të ndryshme si artistë fotografie, artistë kolazhi, artistë të bojës së vajit, art i videos, kinema dhe skulpturë”.

Ai më tej deklaron në ekspozitë mund të shikohet e kaluara personale e shumë personave dhe e shikon si hap të mirë për forcimin e marrëdhënieve mes Stambollit dhe Ballkanit. "Jemi shumë të lumtur që erdhëm dhe prezantuam këtë ekspozitë këtu në Shqipëri. Kjo ekspozitë gjithashtu mund të afrojë kulturën turke me kulturën shqiptare nëpërmjet artistëve dhe veprave të artistëve të Stambollit. Kemi kultura të ngjashme dhe në sajë të këtyre aktiviteteve njerëzit dhe kulturat tona mund të afrohen edhe më shumë"- përfundon prononcimin e tij Çağdash.

Ekspozitat janë hapur edhe me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Institutit Junus Emre dhe Art and Life Project.

Ekspozitat do të jenë të hapura deri në datën 03 shkurt 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail