Përfaqësues nga agjencia turke "TIKA" në takim me Nevzat Bejtën

Gostivar, 21 janar 2015 (MIA) - Një delegacion nga Agjencia shtetërore për bashkëpunim dhe koordinim nga Republika e Turqisë "TIKA" i udhëhequr nga Teoman Tirijaki sot në Gostivar realizoi takim me ministrin pa portofol Furkan Çako dhe me kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Kryetari i komunës Bejta në takim ka shprehur falënderim për ndihmën e deritashme që "TIKA", në kuadër të disa projekteve ia ka ofruar komunës së Gostivarit.

"Në kuadër të bashkëpunimit të deritashëm të suksesshëm me "TIKA", sot bashkërisht i shqyrtuam disa nga nevojat e qytetarëve. Konkretisht u bisedua për ndihmën dhe ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë dhe kanalizimin në fshatin Banjicë e Epërme", deklaroi pas takimit kryetari i komunës ës Gostivar Nevzat Bejta.

Koordinatori i "TIKA" për Maqedoni Tirijaki deklaroi se edhe në të ardhmen do të bashkëpunojnë me komunën e Gostivarit.

 "Takimi ishte i dobishëm dhe së shpejti bashkërisht do të dilet në terren që të shqyrtohen nevojat dhe mundësit për investime në ndonjë nga  projektet e propozuara. Unë shpresoj se së shpejti do të kemi rezultate konkrete dhe se do të vazhdojmë me bashkëpunim", tha Tirijaki.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail