Ali Ahmeti nuk ka asnjë dëmtim në kokë

Shkup, 21 janar 2015 (MIA) -  Spitali Klinik i Tetovës njoftoi zyrtarisht gjendjen stabile të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Mjeku neurokirurg Destan Haliti tha se Ali Ahmeti është i kontaktueshëm dhe se nuk ka dëmtime në kokë. 

"Gjendja e Ali Ahmetit është stabile, tani gjendet në observacion, ka lëndime të lehta trupore, por në kokë nuk është i lënduar, është komunikativ, në vetëdije dhe s’ka asnjë lloj rreziku për jetën", tha mjeku. 

Ai tha se shoferi i makinës ka marrë më shumë dëmtime në kokë, porse ndodhet edhe ai jashtë rrezikut për jetën. 

"Të dy pacientët do të vazhdojnë të kurohen në repartin e Neurokirurgjisë dhe për gjendjen e mëtejshme do t’ju njoftojmë", tha mjeku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail