Promovim i Fondacionit për arsimin e integruar

Shkup, 22 janar 2015 (MIA) - NE BE Info Qendrën në Shkup sot do të promovohet Fondacioni për arsim të integruar (FAI).

Mision i FAI-t është të sigurojë qasje për arsim cilësor për të gjithë nxënësit pa dallim të përkatësisë fetare, gjuhësore apo etnike, duke i promovuar vlerat e paqes, demokracisë, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit.

FAI është organizatë joqeveritare, jopartiake dhe joprofitabile kushtuar mbështetjes së arsimit përmes krijimit dhe zhvillimit të burimeve të cilat do të nxisin inovacione arsimore, do të promovojnë edhe zgjidhje dhe mundësi të mira për nevojat e nxënësve, arsimtarëve, shkollës dhe bashkësisë.

Angazhohet për zbatimin e modelit Nansen për arsimin e integruar në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni me qëllim që të parandalohet segregacioni i shkollave përmes ndihmesës së aktiviteteve dhe mundësive për bashkëpunim, shoqërim, komunikim midis nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve me përkatësi të ndryshme etnike, religjioze dhe kulturore, duke ndërtuar besim dhe parandalimin e dhunës.

Në promovimin e sotëm do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail