Ortek në aksin rrugor Mavrovë-Zhirovncië-Dibër

Shkup, 22 janar 2015 (MIA) - Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të shiut ka në Mavrovë.

Në aksin rrugor Mavrovë-Zhirovnicë-Dibër, për shkak të një orteku më të madh tek vendi Jançe, trafiku zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 50 metrave. Është vendosur sinjalizim përkatës i qarkullimit, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Për shkak të mjegullës, është zvogëluar shikueshmëria në akset rrugore Tetovë-Gostivar dhe Tetovë-Shkup për 20 deri në 50 metra, afër Veles-Shkup prej 50 deri në 100 metra, pranë Veles-Shtip, Gradsko-Negotinë deri në 50 metra, Gradsko-Prilep 50 dhe afër Ohrit, ndërsa afër Strumicës prej 100 deri në 150 metra. 

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail