Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 26 janar 2015 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për procedurë tatimore, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për Fondin për sigurim të depoziteve, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bankat dhe Ligjit për letrat me vlerë, të gjithë në lexim të dytë.

Anëtarët e  Komisionit për punë dhe politikë sociale do të diskutojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail