Do të zgjerohet masa për sisteme për ujitje të kulturave të tagjisë

Shkup, 28 janar 2015 (MIA) - Masa me të cilën do të financohen sistemet për ujitje pikë-për-pike për misër, lulediell dhe të gjitha kulturat e  tagjisë do të zgjerohet, për çka sot do të informojë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov.

Zgjerimi i masës është rezultat i pilotimit të suksesshëm të mbështetjes financiare për vendosje të sistemeve pikë-për-pike në vitin 2014 me të cilin u parapanë pesë milionë denarë. Bujqëve të cilët u furnizuan me sisteme pikë-për-pike dhe me sukses aplikuan për mbështetje u është ndarë mbështetje financiare në vlerë prej 50 për qind nga çmimi i sistemeve të furnizuara.

Në vitin 2013 dhe 2014 projekti i USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla e filloi iniciativën "Të kultivojmë më shumë misër" për modernizim të prodhimtarisë së misrit në Maqedoni. Si pjesë e iniciativës janë donuar 120 sisteme pikë-për-pike dhe janë trajnuar 120 bujq për shfrytëzim të praktikave të mira bujqësore në kultivimin e misrit. Këta bujq arritën t'i rrisin rendimentet e misrit për dy deri tre herë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail