Jolevski në takime me Komandën e forcave speciale të SHBA-së në Tampa

Shkup, 29 janar 2015 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë i kushton rëndësi të madhe forcave speciale në suaza të ARM-së, të cilat çdo ditë tregojnë aftësi dhe kapacitete të jashtëzakonshme. Për ne është e rëndësishme që forcat speciale të ndajnë përvoja dhe dituri  me forcat speciale të SHBA-së, sepse kjo është mënyra më e mirë që sa më shumë ta rrisim cilësinë e kësaj pjese të rëndësishme të Armatave të Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në takimet e djeshme në Komandën e forcave speciale të SHBA-së në Tampa, Floridë.

Siç kumtoi sot MM-ja, në takimin me gjeneral majorin Uolter Li Miler, ministri Jolevski ka informuar se Republika e Maqedonisë zhvillon më shumë kapacitete të cilat janë posaçërisht të pranueshme për trajnim dhe ushtrime në kushte reale, veçanërisht poligoni "Krivollak", i cili ofron llojllojshmëri të madhe në trajnime.

Gjenerali Miler potencoi se duke i marrë parasysh se çfarë aftësi tregojnë paqësorët e Maqedonisë në misionet "Liri për Irakun", ISAF dhe për momentin në "Përkrahje vendosëse" padyshim se forcat speciale të ARM-së janë trajnuar sipas standarteve më të larta, të cilat janë praktikuar edhe në Armatën e SHBA-së dhe në Aleancën e NATO-s.

Në takimet, kumtoi MM, u bisedua edhe për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në trajnimet e Komandës së NATO-s për operacione speciale.

Në suaza të vizitës, ministri Jolevski dhe gjenerali i brigadës Vasko Gjurçinovski, ndryshe komandant i Regjimentit për operacione speciale në ARM, u njoftuan me kapacitetet e Komandës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail