Kryetari i RDK-së Memedi takoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup

Shkup, 29 janar 2015 (MIA) - Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sot u takua me përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup, këshilltarin politik Simus Tagart, si dhe zëvendës ambasadoren Marian Berez.

Siç kumton Shërbimi për informim i RDK-së, Memedi në një bisedë mjaft përmbajtësore dhe iluminuese njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend.

Kryetari i RDK-së njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se ideja e kahmotshme e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar pjesë e vokabularit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj.

"Ky pushtet ka akumuluar shumë probleme gjatë qeverisjes së tyre dhe është çështje kohe kur do të eksplodojë ky akumulim i problemeve. Për këtë arsye është shumë emergjente që të formohet një qeveri teknike që do të marrë përgjegjësi gjithpërfshirrëse të sfidimit me gjith këto probleme që janë akumuluar për një periudhë të gjatë kohore. Ky pushtet nuk ka kapacitet të asnjë natyre të ballafaqohet me këto sfida mjaft komplekse që kanë kapluar shoqërinë tonë", tha Memedi.

Në të njëjtën kohë, thuhet më tej, kjo qeveri teknike do të ketë për obligim të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, dhe organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, diçka që i ka munguar këtij shteti prej pavarsimit të tij e deri sot. Në të kundërtën, theksoi Memedi, vendit i kanoset një boshatisje e madhe me largimin e të rinjëve nga vatrat shekullore me tendencë që kurrë të mos kthehen këtu.

Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se kjo tendencë e ikjeve masive të njerëzve nga vatrat shekullore ka shkaktuar edhe problem me organizimin e regjistrimit të popullsisë që dështoi para dy vitesh, që tani më u bënë gati 13 vite ku ne nuk dijmë çka jemi dhe sa jemi.

Ky sistem dinamik, thuhet në kumtesë, shkakton problem tjetër zinxhiror në organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, sepse numri i votuesve gati përputhet me numrin total të popullsisë, diçka që përbënë edhe rekord të Genisit.

Si pasojë e gjithë kësaj, gjendja e sigurisë në vend çdo ditë përkeqësohet dhe jo rastësisht kohëve të fundit diplomatë të huaj në vend kanë filluar të flasin për kujdesin ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend si një parakusht i stabilitetit të vendit.

Kryetari i RDK-së Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e OSBE angazhim më të madh në këtë drejtim, sepse akumulumimi i gjithë këtyre problemeve shumë shpejtë do të sjellin në një katarzë ku do to jetë vonë të parandalohet diçka.

Përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup theksuan se janë të angazhuar fuqishëm në observimin dhe raportimin rreth sigurisë në vend dhe se janë në kontakt me të gjitha institucionet gjegjëse për t’u kujdesur së bashku rreth sigurisë në vend dhe rajon. Përfaqësuesit e OSBE theksuan se shumë shpejt do të vizitojnë kryesinë e lartë partiake të RDK-së në selinë e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail