Koteski për vizitë të njësive speciale të ARM-së

Shkup, 29 janar 2015 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë  të ARM-së gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski dje dhe sot ishte për vizitë  në kazermën "Çede Filipovski-Dame" në Kërçovë dhe anëtarët e regjimentit për operacione speciale (ROS) të cilët kryejnë trajnim  në kushte dimërore  në terenet e Mavrovës.

Ashtu si siç kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së gjatë vizitës në garnizonën e Kërçovës,  kryeshefi ka kryer kontroll  në gatishmërinë luftarake të njësive në këtë garnizonë, si dhe në trajnimin dhe gatishmërinë e tyre, për kryerjen e detyrave, ndërsa ishin shqyrtuar edhe kapacitetet, funksionaliteti dhe kushtet e jetesës dhe puna në kazermën e Kërçovës.

Gjenerali Koteski theksoi se anëtarët e regjimentit për operacione speciale edhe njëherë e konfirmuan trajnimin e tyre të lartë dhe aftësinë për kryerjen e detyrave në kushte kohore të përshtatshme dhe kushte të terenit, për shkak se SHM-ja e ARM-së do të vazhdojë me përpjekjet për sigurimin e kushteve për trajnimet e njësive, si një nga prioritetet e larta të ARM-së. Në këtë rast, ashtu siç qëndron në kumtesë, kryeshefi urdhëroi për përmirësim të mëtutjeshëm dhe trajnim në kushte dimërore,  por edhe në kushte të përshtatshme kohore dhe të terenit të shkaktuara nga vështirësitë e motit, të cilat do t'i zbatojnë të gjitha njësitë e ARM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail