Konsultime dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s

Shkup, 29 janar 2015 (MIA) - Për vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes sot dhe nesër qëndron një delegacion i Drejtorisë për politika dhe planifikim të NATO-s, i kryesuar nga Frank Boland, me rastin e evoluimit të rregullt vjetor të progresit të arritur në zhvillimin e sistemit për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë dhe arritjet në reformat e mbrojtjes.

Ekipi i ekspertëve të Republikës së Maqedonisë kryesohet nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Sasho Stefanoski, ndërsa në konsultimet me delegacionin e NATO-s marrin pjesë edhe ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe institucioneve të tjera të involvuar në procesin PARP.

Siç kumtoi sot MM, delegacioni i NATO-s është informuar për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në operacionet ndërkombëtare dhe misionin e përfunduar me sukses ISAF në Afganistan.

Në takim është folur dhe për progresin në zbatimin e Qëllimeve partnere 2014, progresin në transformimin vijues të Armatës, zhvillimin e aftësive sistemuese, planet për pajisje dhe modernizim dhe bashkëpunimin në mbrojtje.

Në diskutimet e sotme, qëndron në kumtesë, është theksuar se Republika e Maqedonisë si anëtare përgjegjëse e bashkësisë ndërkombëtare dhe partnere shumëvjeçare e Aleancës, e konfirmoi përkushtimin e saj me vazhdimin e pjesëmarrjes në misionet paqësore në vitin 2015.

Ekipi i NATO-s në veçanti e përshëndeti kontributin e ARM-së në misionin e ri "Mbështetje vendimtare" në Afganistan në korniza të së cilit marrim pjesë me 38 pjesëtarë të Armatës.

"Të gjitha arritjet në reformat mbrojtëse do të evoluohen në kuadër të vlerësimit të ri PARP 2015 për Republikën e Maqedonisë. Me këtë proces theksohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë për ndërmarrjen e obligimeve dhe përgjegjësive të cilat dalin nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO", qëndron në kumtesën e MM.

Nesër, delegacioni i NATO-s, si pjesë e vizitës së Republikës së Maqedonisë do të realizojë takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Arben Labënishta dhe me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkolonelin, Goranço Koteski dhe ekspertët e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail