Trupi kordinues me rekomandime deri te komunat pas paralajmërimeve për të reshura të rrëmbyeshme

Shkup, 30 janar 2015 (MIA) - Pas paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të cilat prej sonte pritet ta përfshijnë Maqedoninë,  sot trupi koordinues për ballafaqim me kriza apelon sërish deri te kryetarët e komunave t'i vendosin në gatishmëri të gjitha resurset.

Nga kryetarët e komunave kërkohet edhe t'i mobilizojnë shtabet e krizave dhe në to t'i përfshijnë përfaqësuesit e MPB-së, QMK-së, ESHS-së,  ndërsa nëse kanë nevojë për ndihmë plotësuese në mekanizëm, të drejtohen deri te Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Kryetarët e komunave gjithashtu do të duhet t'i informojnë bashkësitë lokale për destabilizimin e paralajmëruar të kushteve të motit dhe vazhdimisht ta ndjekin nivelin e ujit të lumenjve dhe nivel i akumulimeve, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes lokale të intervenojnë në urat ku ka rrezik nga lumenjtë e vërshuar.

Qytetarët sërish të cilët konsiderojnë të drejtohen në numrin falas 195 të QMK-së,  ndërsa shoferët në kohë të informohen për gjendjen e rrugëve.

Rekomandohet edhe anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të jenë të gatshëm për intervenim, ndërsa ekipet e EVN-së dhe ESHS-së të sjellin shërbime kujdestare.

Sipas Drejtorisë për Punë hidrometrologjike, vala e re e reshjeve pritet të fillojë sonte pas orës 22. Të reshurat do të vazhdojnë  edhe gjatë natës me intensitet më të fuqishëm, ndërsa pritet të bien prej 40 deri në 60 l/m2. Reshjet do të jenë më të fuqishme në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, do të fryjë erë e përforcuar, erë e përkohshme jugore e përforcuar me shpejtësi mbi 80/km/orë.

Të shtunën pritet pushim i shkurtër në orët e pasdites dhe në mbrëmje të arrijë valë e re e lagështisë. Pritet kjo valë të jetë e shpejtë, e shprehur përmes shirave të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

"Sipas informatave për gjendjen hidrometeorologjike, nëntoka veçmë është e mbushur me ujë ashtu që nuk do të ketë mjaft kapacitet tërësisht t'i pranojë të reshurat e ardhshme të shiut. Pritet rajonet e ujëmbledhësit mjaft shpejt të reagojnë ndaj të reshurave të paralajmëruara dhe niveli i ujit shpejt të ritet", citohet në kumtesën e Trupit kordinues për ballafaqim me krizat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail