Volitshmëri të reja për përkujdesësit dhe personat me invaliditet

Shkup, 30 janar 2015 (MIA) - Rritje e kompensimit në të holla për familjet përkujdesëse për 25 për qind duke filluar nga korriku i këtij viti për refundimin e tatimit dhe doganës për furnizim të automobilave për udhëtarë për nevoja të veçanta nga ana e personave me 80 për qind invaliditet në ekstremitetet e poshtme, të verbërit dhe të shurdhët me shoqërues, do të mundësojnë ndryshimet e ligjit për mbrojtje sociale të miratuara në seancë të Qeverisë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov në konferencë për shtyp informoi se me ndryshimin do të përfshihen rreth 175 familje përkujdesëse, të cilat përkujdesen për 315 persona.

"Por, kjo do të jetë nxitje, që një numër më i madh i qytetarëve të bëhen përkujdesës, të kyçen në këtë mision human dhe fisnik. Në familjet përkujdesëse mund të përkujdesen fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror dhe me probleme edukativo-sociale në moshë shkollore dhe persona me pengesa mesatare dhe të vështira në zhvillimin mental dhe persona të orientuar në aftësimin për aktivitetin punues-prodhues, me pengesa më të vështira në zhvillimin mental, me pengesë të përhershme trupore, person i moshuar dhe i rritur me pengesë trupore, si dhe person i rritur me pengesa në zhvillimin mendor, të cilët nuk janë në gjendje vetë të kujdesen për veten", sqaroi Spasov.

Për përkudesjen e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, kompensimi për përkujdesje prej 6.500 denarëve do të rrite në 8.125 denarë, ndërsa me probleme edukativo-speciale të moshës shkollore pej 7,500 deri në 9.375 denarë. Për përkujdesjen e personave me pengesa mesatare dhe të rënda në zhvillimin mendor dhe të personave të orienutar në aftësimin për aktivitete punues-produktiv, persona me pengesa të rënda në zhvillimin mendor, persona me pengesa të pëhershme, person të moshuar, person të rritur me pengesa trupore, si dhe person i rritur me pengesa në zhvillimin mendor, të cilët nuk janë në gjendje vetë të kujdesen për veten prej 8.500 do të rritet në 10.625 denarë.

Ndryshimet sipas tij, do të sjellin beneficione, nga të cilat më e rëndësishme është sigurimi i shtëpisë dhe atmosferës së shëndetshme familjare, në të cilat do të rritet fëmijët, si dhe kujdesi për personat e rritur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail