VMRO-DPMNE: zaevi vazhdon të fundoset në seknarin e krijuar kundër Maqedonisë

Shkup, 9 shkurt 2015 (MIA) - Kryetari i LSDM-së opozitare Zoran Zaev vazhdon të jetë pjesë e një skenari të krijuar në interes të palës së tretë që nuk ia do të mirën Maqedonisë, vlerëson VMRO-DPMNE në reagimin ndaj konferenës së sotme për shtyp të Zaevit, në të cilën publikoi regjistrime zanore, për të cilat pohon se janë pjesë e bisedimeve të përgjuara të mbi 20 mijë qytetarëve nga ana e shërbimit të sigurisë së Maqedonisë.

Zaev, thekson VMRO-DPMNE, sot ka filluar me realizimin e publikimit të materialeve të ndryshme, për të cilat edhe vetë e ka njoftuar kryeministrin Gruevski se janë marrë në bashkëpunim me shërbimet sekrete, ndërsa për të cilën ka filluar edhe procedurë kundër tij pikërisht për këtë rast, në të cilën një pjesë e të dyshuarve tani më edhe kanë pranuar për para dhe për shërbimet e huaja.

Skenari, potencoi partia qeveritare nuk do t'u kalojë dhe për gjithë këtë institucuionet në kuadër të kompetencave të tyre ligjore dhe kushtetuese duhet t'i verifikojnë të gjitha faktet dhe rrethanat, por edhe motivet dhe qëllimet edhe të inspiratorëve, edhe të mbështetësve, si dhe të kryerësve të këtij skenari.

VMRO-DPMNE sërish e fton Zoran Zaevin që nëse ekzistojnë çfarëdo qoftë materiale, për të cilat vërtetohet se orientohet drejt procedurës eventuale antiligjore, të cilitdo person, t'i dërgojë deri te institucionet kompetente për veprim të mëtutjeshëm dhe verdikt juridik në procedurë transparente dhe ligjore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail