LSDM-ja publikoi edhe shtatë biseda të përgjuara

Shkup, 25 shkurt 2015 (MIA) - Shtatë biseda të reja telefonike sot në konferencën për shtyp u publikuan nga ana e LSDM-së, për të cilat, siç pohon kryetari i partisë Zoran Zaev, janë përgjuar nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim.

Dolën në dritë bisedat e kryeministrit Nikolla Gruevski me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve  Mile Janakieski, të ministres të Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjer, të redaktorit të televizionit Sitel Dragan Pavloviq Llatas me ministren e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe me Sasho Mijallkoivin, si dhe të ministres Jankullovska me ndihmësin e saj Ivo Koteksi  dhe me Miallkovin.

Incizimet, theksoi Zaev, e tregojnë ndikimin e pushtetit ndaj mediave private dhe ndaj servisit kombëtar RTM.

Zaev theksoi se janë ndjekur dhe përgjuar mbi 100 gazetarë në Republikën e Maqedonisë, si nga mediat proqeveritare ashtu edhe nga siç tha, gazetarët profesionalisht kritikë.

Më i përgjuar dhe i ndjekur, sipas Zaevit nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë pronari i javores "Fokus", Nikolla Mlladenov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail