Trajnim për shërbimin e klientëve si vegël marketingu

Shkup, 26 shkurt 2015 (MIA) - Bartja e përvojave nga vendet e tjera për vendosjen e sistemeve të cilët më mirë do t'u përgjigjen kërkesave të klientëve dhe promovimin e praktikave të mira afariste mes anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedonisë ishte qëllimi i trajnimit "Shërbim i klientëve si vegël marketingu" që sot në Shkup e zbatoi Barbara Opershal, drejtoreshë shumëvjeçare e "Best Vestern" Evropa Qendrore.

Si "link rajonal" mes selisë së kompanisë në SHBA dhe vendeve në Evropën Qendrore, Opershal është e obliguar për gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të jenë të pranueshme për të gjitha palët e involvuara duke pasur parasysh standardet dhe procedurat e vendosura.

Ajo u përqendrua në pritjet e klientëve dhe theksimin e nevojave të tyre me qëllim që të ofrohen zgjidhje kreative të cilat këndshëm do t'i befasojnë si dhe për mënyrën në të cilën kompanitë duhet t'u trajtojnë ankesat, duke i vlerësuar si mundësi të reja, e jo kërcënime. Gjithashtu i sqaroi edhe masat të cilat domosdo duhet të ndërmerren që të sigurohet cilësi e shërbimit dhe të cilat do t'i sigurojnë klientët e kënaqur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail