Gruevski: Nuk ka indikacion se ndërkombëtarisht jemi të izoluar

Shkup, 26 shkurt 2015 (MIA) - Nuk ekziston kurrfarë indikacioni se jemi të izoluar ndërkombëtarisht. Fundja koha do ta tregojë atë, siç e tregoi në vitin 2008 kur filloi tregimi i njëjtë nga burimet e njëjta nga aktorët e njëjtë dhe me kalimin e kohës u tregua se nuk është gjithçka ashtu, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në seancën për pyetje të deputetëve.

Pyetjet për izolim ndërkombëtar të vendit e shtroi deputetja Lubica Buralieva, e cila gjithashtu foli edhe për rastin me përgjimin e qytetarëve gjegjësisht gazetarëve.

Gruevski i bëri vërejtje Buralievës se shumë lehtë i etiketon gazetarët dhe mediat, duke përkujtuar se edhe ajo deri para pak kohësh ishte gazetare, e cila u bë deputete e radhëve të LSDM-së.

"Mendoj se ju nuk keni shumë hapësirë morale dhe të drejtë morale për ta bërë këtë për arsye se ju deri para pak kohësh jeni prezantuar si gazetare e pavarur, gjatë natës u bëtë kandidate e partisë politike për deputet, kështu që më së paku nga aspekti moral nuk është në rregull t'i etiketoni ish-kolegët tuaj", tha Gruevski.

Deputetja Buralieva tha se nuk është e kënaqur nga përgjigjja dhe se pas kësaj përgjigje nuk do t'i shtrojë pyetje kryeministrit sepse mendon se nuk ka nevojë.

Deputeti Sasho  Vasilevski nga Ohri, duke theksuar në debitë e bëra nga garnitura e mëparshme e vetëqeverisjes lokale në qytetin e tij, e pyeti deputetin nëse do të bëhen ndryshime ligjore që të mund të kufizohet debia e komunave.

Vasilevski gjithashtu u interesua edhe për punët e Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit".

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska informoi se aktivitetet zhvillohen sipas planit dhe dinamikës së konfirmuar nga ana e Ministrisë, Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe institucionit kompetent Enti dhe Muzeu i Ohrit.

"Në periudhën e fundit intensivisht është punuar në karabinën e të gjitha këtyre objekteve ku përfshihet edhe vetë Universiteti 'Shën Klimenti i Ohrit', si konaku i manastirit, rezidenca e KOM-it, galeria, biblioteka, Qendra për shkenca humane dhe në lidhje me të gjitha këto objekte procesi i karabinës së mbyllur ka përfunduar. Për momentin konstruksioni i çatisë po punohet", tha ministrja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail