Do të formohet gjimnaz i ri në Tetovë nga viti i ardhshëm shkollor

Tetovë, 26 shkurt 2015 (MIA) - Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme mori vendim për formim të gjimnazit të dytë që nga viti i ardhshëm shkollor do të fillojë të punojë në qytet në objektin e shkollës në lagjen Drenovec.

Nga gjimnazi ekzistues "Kirill Pejçinoviq", në të cilin për momentin mësimin e përcjellin mbi 3.000 nxënës, në gjimnazin e ri do të transferohen një pjesë e paraleleve, ndërsa me regjistrimet do të formohen edhe 12 klasa të reja. Me këtë do të mundësohet edhe kthimi i nxënësve nga mësimi në gjuhën maqedonase në ndërtesën qendrore të gjimnazit "Kirill Pejçinoviq", pasi që tani ata i raalizojnë orët në hapësirat e shkollës fillore "Goce Dellçev" dhe në Universitetin e Punëtorëve në Tetovë.

"Ata mbeten në gjimnazin 'Kirill Pejçinoviq" dhe në marrëveshje edhe në Këshillin e prindërve edhe me mbështetës të tjerë dhe miq të konceptit të logjikës së integruar arsimore është në kuadër të gjimnazit të vjetër që t'i rregullojmë objektet që përfundimisht të mos kemi shkolla të ndara në qytet", deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila ka marrë pjesë në seancën e Këshillit.

"7 Marsi" është emri i gjimnazit të dytë në Tetovë, i propozuar nga kryesuesi i Këshillit, Hisen Xhemaili, si dita e formimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe para më shumë se 130 vjetëve në Korçë, që shënohet si ditë e arsimtarëve shqiptarë. Propozimi në Këshillin e Tetovës e fitoi edhe shumicën e Badenterit nga këshilltarët maqedonas, ndërsa abstenuan këshilltarët e PDSH-së, të cilët kërkuan që gjimnazi i ri të mbajë emrin e një personaliteti të njohur të historisë shqiptare, të arsimit ose kulturës.

Nga pikat e tjera të seancës së sotme këshilltarët e miratuan edhe informacionin kuartal për masat e ndërmarra të pushtetit lokal për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, planet vjetore financiare të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe institucionin e fëmijëve "Mlladost", ndërsa janë kryer edhe më shumë ndryshime të dokumentacionit planor urbanistik për inkorporim të objekteve të legalizuara të ndërtuara pa leje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail