LSDM publikoi edhe nëntë biseda të përgjuara

Shkup, 27 shkurt 2015 (MIA) - LSDM-ja sot në konferencë për shtyp publikoi edhe nëntë biseda telefonike, për të cilat, siç pohon kryetari i partisë Zoran Zaev, janë përgjuar.

Bisedat, sipas Zaevit, janë mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kanë të bëjnë me shembjen e objektit "Kosmos" të Fiat Canoskit. Qëllimi, siç theksoi ka qenë hakmarrja politike ndaj Canoskit, i cili ka qenë një nga financuesit e TV A1.

Lideri i LSDM-së paralajmëroi se gradualisht do të publikohen incizime në lidhje me emrin, për zgjedhjet e viteve 2011, 2013 dhe 2014, për TV A1, ndërsa duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha edhe se nuk do të kursegen as politikanët e bllokut shqiptar. Pohon se mes të përgjuarve janë edhe gjashtë ambasadorë nga vendet më me ndikim, por tha se bisedimet do t'ua dorëzojë atyre personalisht. Përmendi se ka dëshmi edhe për telefona fikse të përgjuara dhe për përcellje të komunikimit onlajn respektivisht imejl adresa.

Sipas Zaevit, ka incizime nga vitit 2007, 2008 dhe 2009. "Shumë argumente dhe dëshmi në procesin që do ta hapim do të konfirmojnë padyshim se kush e ka bërë këtë dhe me çfarë qëllimi e ka bërë", deklaroi Zaev.

Aktvendimi për njërin nga të akuzuarit në rastin "Puç", sipas Zaevit, tregon se nuk ka dëshmi për shërbimet e huaja dhe se, siç tha, mundet çdo i punësuar në MPB të konektohet dhe të përgjojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail