Presidenti Ivanov do të marrë pjesë në Segmentin në nivel të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-së

Gjenevë, 2 mars 2015 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Segmentin në nivel të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, me çka do të hapet sesioni i tij i 28-të.

Është paraparë që në kuadër të pjesëmarrjes në Segmentin në nivel të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut, presidenti Ivanov të realizojë takime me komisarin e lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Zeid Ra'ad Al Husein, me kryesuesin e Këshillit të të drejtave të njeriut, Joakim Ruker, me kryerësin e punëve drejtorin e përgjithshëm të KB-së në Gjenevë, Majkëll Moler dhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për migrim, Uiliam Lejsi Suing.

Republika e Maqedonisë është anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në periudhën nga muaji janar i vitit 2014 deri në fund të vitit 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail